Pikat kryesore
- Kur vesh fanelën e Realit të Madridit, prej teje priten trofe madje të mëdhenj dhe kjo vlen edhe për ekipin e të rinjve.
- Duket se dalë nga dalë edhe “merengesit” adoleshentë po ecin në gjurmët e skuadrës së të rriturve që ka dalë 15 herë kampione e Europës.
- Madrilenët fituan Championsin për të rinj, të dytin në historinë e tyre, dhe janë në ndjekje të Barcelonës.
E dinë edhe vetë se standardet janë tepër të larta. Kur vesh fanelën e Realit të Madridit, prej teje priten trofe madje të mëdhenj dhe kjo vlen edhe për ekipin e të rinjve. Duket se dalë nga dalë edhe “merengesit” adoleshentë po ecin në gjurmët e skuadrës së të rriturve që ka dalë 15 herë kampione e Europës. Madrilenët fituan Championsin për të rinj, të dytin në historinë e tyre, dhe janë në ndjekje të Barcelonës. Finalja ishte ndaj Klub Bryzhit të Belgjikës dhe u luajt në stadiumin e Lozanës në Zvicër. Përballja ishte e fortë dhe përfundoi në barazim 1-1, e për këtë u deshën gjuajtjet e penalltive. Ortega kaloi spanjollët përpara në 23’, dhe Jensen barazoi për belgët në 64’. Heroi ishte portieri Navarro që priti dy 11-metërsha, pasi priti tre në gjysmëfinalen ndaj Paris SG. Reali ka dy Liga të Kampionëve të UEFA-s për të rinj, ndërsa lider në kontinent është Barcelona me tre. Katalanasit vërtet ndjekin Madridin për të rritur, por janë më lart tek moshat e reja dhe për femra. Spanja dominon këtë Champions, ndërsa gara për titullin për të rinj po kthehet në një “El Klasiko”. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Milan-Juve, dueli për në Champions/ Dy gjigandët e Serisë A fitojnë, janë më pranë objektivit Arsenal, kualifikohet me mbrotje/ Londinezët arrijnë përsëri gjysmëfinalet në Champions Real: Fajin e ka arbitri/ Protesta të ashpra madrilene pas eliminimit në Champions