Pikat kryesore
- Jo më kot përpara ndeshjes komenti ynë ishte që Atletiko përfaqësonte “macen e zezë” të Barcelonës në Champions, dhe për të tretën herë u vërtetua.
- Madrilenët bardhekuq fituan 2-0 brenda në “Kamp Nou” duelin e parë çerekfinal të Ligës së Kampionëve, e padyshim janë favoritë për kualifikim.
- Karton I kuq për mbrojtësin vendas, Kubarsi, pastaj gol nga goditja e dënimit nga Hulian Alvarez për të mbyllur kështu pjesën e parë.
Ndihej në ajër që kjo mund të ndodhte. Jo më kot përpara ndeshjes komenti ynë ishte që Atletiko përfaqësonte “macen e zezë” të Barcelonës në Champions, dhe për të tretën herë u vërtetua. Madrilenët bardhekuq fituan 2-0 brenda në “Kamp Nou” duelin e parë çerekfinal të Ligës së Kampionëve, e padyshim janë favoritë për kualifikim. Karton I kuq për mbrojtësin vendas, Kubarsi, pastaj gol nga goditja e dënimit nga Hulian Alvarez për të mbyllur kështu pjesën e parë. Barça e trajnerit Hansi Flik e ndjeu goditjen. Atletiko mezi mundet me 11 në fushë, jo më në inferioritet numerik, dhe fati i “blaugranëve” të paktën këtë herë ishte I vendosur. Sulmuesi norvegjez, Sorlot, shtoi golin e dytë për miqtë. Gjithsesi, mediat katalanase patën akuza për arbitrin, pasi lojtari mik Pubij e preku topin me dorë ndërsa aksioni kishte filluar, por nuk u dha penallti. Klubi katalanas do të bëjë ankesë në UEFA. Penallti e padhënë që zemëroi trajnerin Flik e tifozët!” E përditshmja tjetër katalanase “Sport” ka më shumë besim: Po, mundemi! Kjo ishte thirrja nga “Kamp Nou”! Natyrisht, gara mbetet e hapur, por skuadra e trajnerit Diego Pablo Simeone është shumë më pranë kualifikimit./ abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Barça, një provë prej “ferri”/ Katalanasit ndeshjen në Champions me “mallkimin” Atletico Barcelona “mbyll” garën/ Skuadra “blaugrana” mundi 1-2 Atletico, shkëputet në vendin e parë Real fiton “klasiken” e koshit/ Triumf i madh madrilen në kampionat, në fushën e Barçës