Shqipëria dhe Greqia, akord strategjik/ Avokati: Në tërësi situata me Athinën është shumë…

Shqipëria dhe Greqia, akord strategjik/ Avokati: Në tërësi situata me Athinën është shumë…

Pikat kryesore

  • Kryeministri Edi Rama u prit të mërkurën në Athinë nga homologu Mitsotakis në një vizitë zyrtare shumë të rëndësishme pas disa vitesh.
  • Të dy kryeministrat konfirmuan angazhimin për t’i ngritur marrëdhëniet shqiptaro-greke në një nivel të ri, duke zgjidhur të gjitha çështjet e pazgjidhura.
  • Homologët, Rama dhe Mitsotakis, thanë se debatet janë lënë pas dhe tani prioritet mbetet mbështetja për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Kryeministri Edi Rama u prit të mërkurën në Athinë nga homologu Mitsotakis në një vizitë zyrtare shumë të rëndësishme pas disa vitesh. Të dy kryeministrat konfirmuan angazhimin për t’i ngritur marrëdhëniet shqiptaro-greke në një nivel të ri, duke zgjidhur të gjitha çështjet e pazgjidhura. Homologët, Rama dhe Mitsotakis, thanë se debatet janë lënë pas dhe tani prioritet mbetet mbështetja për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Avokati i njohur Edmond Petraj, i ftuar në “Ora e Fundit” e cilësoi pozitive marrëdhënien e re, mes Athinës dhe Tiranës zyrtare. Ai theksoi se Greqia duhej të tregohej më e zgjuar, sa i takon ruajtjes së marrëdhënieve ndërshtetërore dhe të linte mënjanë propagandën e disa grupeve nacionaliste. “E shikoj pozitive këtë marrëdhënie te re që ka Greqia me Shqipërinë. E vlerëson. Në tërësi situata me ta është shumë pozitive, Greqia duhet të ishte treguar pak më e zgjuar në marrëdhënie me Shqipërinë. Ajo ka rënë pre e nacionalizmit këtej dhe andej kufirit. Politika greke ka rënë pre e grupeve nacionaliste, të cilët kanë minuar marrëdhëniet e mira dhe të fqinjësisë së mirë”, tha ai. Gjatë diskutimit në studio, avokati pohoi se shtetit fqinj nuk i vjen asnjë e keqe nga shqiptarët.

Lini një Përgjigje