Pikat kryesore
- Kategoria Superiore nis këtë të shtunë sprintin final drejt mbylljes së sezonit të rregullt.
- Në vetëm tetë ditë, deri të dielën e javës së ardhshme janë në program tre ndeshjet e fundit, që do të japin edhe verdiktet e para të edicionit 2025/2026, për t’i lënë vendin më pas “final four” dhe play out.
- Deri atëherë, në tre sfidat e mbetura janë dy gara të hapura dhe shumë të forta, ajo për vendin e katërt që diskutohet mes Dinamo City dhe Partizanit dhe ajo për mbijetesën.
Kategoria Superiore nis këtë të shtunë sprintin final drejt mbylljes së sezonit të rregullt. Në vetëm tetë ditë, deri të dielën e javës së ardhshme janë në program tre ndeshjet e fundit, që do të japin edhe verdiktet e para të edicionit 2025/2026, për t’i lënë vendin më pas “final four” dhe play out. Deri atëherë, në tre sfidat e mbetura janë dy gara të hapura dhe shumë të forta, ajo për vendin e katërt që diskutohet mes Dinamo City dhe Partizanit dhe ajo për mbijetesën. Duke nisur nga kjo e shtunë, të dyja skuadrat e kryeqytetit nuk mund të bëjnë hapa fals. Blutë e Ilir Dajës do të lujnë në shtëpi kundër Egnatias, ndërsa të kuqtë presin Flamurtarin pas shkarkimit të trajnerit Oltijon Kërnaja.