Pikat kryesore
- Aq më tepër që në një konflikt të ndezur si ai në Lindjen e Mesme, të jesh i sigurtë që kombëtarja e Iranit të luajë në shtëpinë e armikut, siç janë në këtë rast Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
- Por, presidenti i FIFA, Gianni Infantino po i qëndron besnik qëndrimit të tij dhe po këmbëngul.
- Infantino e konfirmoi besimin e tij në Kongresin e 76-të të FIFA-s në Vancouver të Kanadasë.
Në kohë lufte, nuk mund të jesh i sigurtë për asgjë. Aq më tepër që në një konflikt të ndezur si ai në Lindjen e Mesme, të jesh i sigurtë që kombëtarja e Iranit të luajë në shtëpinë e armikut, siç janë në këtë rast Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por, presidenti i FIFA, Gianni Infantino po i qëndron besnik qëndrimit të tij dhe po këmbëngul. “Irani do të jetë i pranishëm në Kupën e Botës. Dhe sigurisht, ata do të luajnë në SHBA sipas planit. Infantino e konfirmoi besimin e tij në Kongresin e 76-të të FIFA-s në Vancouver të Kanadasë. Të 211 federatat botërore, përfshirë edhe atë palestineze ishin të pranishme, me përjashtim të Iranit. Delegacioni iranian u kthye mbrapsht nga Kanadaja. Zyrtarët iranianë anuluan pjesëmarrjen e tyre për shkak të asaj që e përshkruan si sjellje fyese nga policia e imigracionit në aeroportin e Torontos. Në thelb, presidentit Mehdi Taj dhe sekretarit të përgjithshëm të tij iu mohua hyrja për një arsye shumë të qartë, të konfirmuar nga “Neë York Times”. Refuzimi lidhet me ish-udhëheqjen e tij të Gardës Revolucionare, Pasdaran, të cilën Kanadaja e konsideron një organizatë terroriste. Autoritetet kanadeze, të cilat fillimisht u përpoqën ta mbulonin situatën duke spekuluar se refuzimi mund të ketë qenë i pavullnetshëm, deklaruan se qeveria e tyre “ka qenë e qartë dhe konsistente: Zyrtarët e Gardës Revolucionare nuk lejohen në Kanada”. Pavarësisht sigurimeve të Infantinos, mungesa e Iranit në Kongres po shkakton trazira. Kjo është edhe arsyeja pse FIFA i kishte ofruar delegacionit iranian një avion privat që do t’i kishte kthyer menjëherë në Kanada. Por atëherë ishte vonë. Gjithsesi, vetëm nëse arrin të kualifikohet, ky qëndrim i Kanadasë, edhe ajo organizatore e “Botërorit 2026” nuk ndikon, pasi Irani i ka në program sfidat e grupit në SHBA. Për këtë, besimi i Infantinos nuk është pa baza dhe forcohet më shumë nga deklaratat e fundit të presidenditi Donald Trump. “Epo, nëse e tha Gianni, jam dakord me këtë. Gianni është fantastik, dhe nëse e tha ai, mendoj se duhet t’i lëmë të luajnë”, tha Trump. Pavarësisht këtyre deklaratave, asgjë nuk është e sigurtë deri në nisjen e topit të parë të “Botërorit 2026” më 11 qershor në stadiumin mitik “Azteca” në Mexico City./ abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Irani pëson goditje të rëndë në ekonomi Trump anulon takimin/ Presidenti i SHBA: Witkoff dhe Kushner nuk kanë pse udhëtojnë kot Lufta në Lindjen e Mesme/ Ministri i Jashtëm i Iranit pritet të vizitojë Pakistanin këtë fundjavë