Pikat kryesore
- Sali Berisha, do të jetë i vetëm në garën për kreun e Partisë Demokratike, pasi komisioni zgjedhor në PD ka skualifikuar nga gara mjeken Mereme Sela, si dhe kandidatin tjetër Vladimir Mulaj.
- Ndërkohë, kandidaturat e Mereme Sela dhe Vladimir Mulaj u rrëzuan, pavarësisht se dokumentacioni i tyre rezultoi i rregullt.
- Sipas Komisionit, ata nuk përmbushin kriteret statutore që lidhen me profilin e lartë publik dhe politik, si dhe mungesën e eksperiencës drejtuese elektorale në nivel kombëtar apo rajonal.
Sali Berisha, do të jetë i vetëm në garën për kreun e Partisë Demokratike, pasi komisioni zgjedhor në PD ka skualifikuar nga gara mjeken Mereme Sela, si dhe kandidatin tjetër Vladimir Mulaj. Pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe kritereve statutore, komisioni vendosi unanimisht të kualifikojë vetëm Sali Berisha si kandidat për kryetar të Partisë Demokratike, duke vlerësuar se ai plotëson të gjitha kriteret e kërkuara. Ndërkohë, kandidaturat e Mereme Sela dhe Vladimir Mulaj u rrëzuan, pavarësisht se dokumentacioni i tyre rezultoi i rregullt. Sipas Komisionit, ata nuk përmbushin kriteret statutore që lidhen me profilin e lartë publik dhe politik, si dhe mungesën e eksperiencës drejtuese elektorale në nivel kombëtar apo rajonal. Për rrjedhojë, komisioni i ka propozuar Kryesisë së Partisë Demokratike vetëm kandidaturën e Berishës për miratim në zgjedhjet e planifikuara për datën 23 maj 2026. Ndërkohë, kanidatura e Ervin Salianjit nuk është marrë në konsideratë. VENDIM PËR SHQYRTIMIN DHE MIRATIMIN E KANDIDATURAVE PËR KRYETAR TË PDSH Në bazë të neneve 10/6, 19, 46 dhe 53 të Statutit të PDSH, të Vendimit Nr. 35 të Kryesisë së PDSH të datës 17 Mars 2026, si dhe në vijim të Vendimit nr.35/1 datë 18.03.2026 të KOKOE, Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE) në mbledhjen e datës 01.05.2026, Në përfundim të afatit të përcaktuar në pikën 2 të vendimit nr.35/1 datë 18.03.2026 të KOKOЕ, për depozitimin e kandidaturave për kryetar të Partisë Demokratike të Shqipërisë, pranë selisë së Partisë Demokratike janë depozituar, fizikisht ose elektronikisht, disa kërkesa nga subjekte të interesuar për të kandiduar për Kryetar të PD: