Vlorë, shezlongët 700 lekë/ Këshilli bashkiak vendos çmim tavan për plazhet private

Vlorë, shezlongët 700 lekë/ Këshilli bashkiak vendos çmim tavan për plazhet private

Pikat kryesore

  • Plazhet publike në Vlorë do të jenë pa pagesë, ndërsa plazhet private do të kenë një tarifë të unifikuar prej 700 lekësh për çadra dhe shezlongë.
  • Kjo është masa e re e miratuar në këshillin bashkiak, e cila ka sjellë edhe debat në qytet.
  • Kryetarja e Bashkisë së Vlorës, Brunilda Mersini, sqaron se në total rreth 15 mijë metra vijë bregdetare do të jenë plazh publik dhe të aksesueshme falas për qytetarët.

Plazhet publike në Vlorë do të jenë pa pagesë, ndërsa plazhet private do të kenë një tarifë të unifikuar prej 700 lekësh për çadra dhe shezlongë. Kjo është masa e re e miratuar në këshillin bashkiak, e cila ka sjellë edhe debat në qytet. Kryetarja e Bashkisë së Vlorës, Brunilda Mersini, sqaron se në total rreth 15 mijë metra vijë bregdetare do të jenë plazh publik dhe të aksesueshme falas për qytetarët. Sipas saj, në këto hapësira do të vendosen rreth 350 çadra dhe shezlong nga administrimi bashkiak, ndërsa një pjesë tjetër e vijës bregdetare do të mbetet plotësisht e lirë, ku qytetarët mund të vendosin vetë pajisjet e tyre. “Në plazhet publike do të ketë menaxhim nga Bashkia në bashkëpunim me privatët. Tarifa 700 lekë është vendosur si tavan maksimal për plazhet private. Ndryshe nga vitet e kaluara, ku çmimet shkonin deri në 2 mijë lekë, këtë sezon nuk do të ketë tarifa më të larta se ky nivel”, shprehet Mersini. Vendimi për tarifën e re ka qenë një nga pikat më të diskutuara në këshillin bashkiak dhe ka ngjallur reagime edhe në qytetin e Vlorë, në prag të sezonit turistik veror. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Aksident në Vlorë/ Makina merr përpara bagëtitë e imta, bariu plagoset rëndë Vlorë/ Breshka e ujit gjendet e ngordhur në bregdet, dyshohet për goditje nga helikat e anijes Vlorë/ Prani gazi në zonën e hidrovorit në Akërni, vendoset tabela paralajmëruese

Lini një Përgjigje