Pikat kryesore
- 24/2026 “Për Shërbimin e Jashtëm në Republikën e Shqipërisë” dhe synon të përfshijë ekspertizën më të mirë shqiptare në procesin e integrimit evropian.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ), në kuadrin e zhvillimit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe të integrimit të përshpejtuar, ka thirrjen e dytë për shprehjen e interesit nga profesionistë dhe ekspertë shqiptarë për të qenë pjesë e ekipit të Misionit të Republikës së Shqipërisë pranë Bashkimit Evropian, në Bruksel, Belgjikë. Kjo thirrje mbështetet në Ligjin nr. 24/2026 “Për Shërbimin e Jashtëm në Republikën e Shqipërisë” dhe synon të përfshijë ekspertizën më të mirë shqiptare në procesin e integrimit evropian. MEPJ rikujton se vijon të jetë e hapur thirrja për 10 pozicionet e lira pranë Misionit të Republikës së Shqipërisë në BE, duke ftuar profesionistët shqiptarë të bëhen pjesë e skuadrës shqiptare në zemër të Bashkimit Evropian. **Afati i aplikimit:** deri më **8 maj 2026**. **Dimensioni Politik (4 pozicione):** – Zëvendës Shef Misioni, Ministër Fuqiplotë – Këshilltar për marrëdhëniet me Këshillin & DG ENEST – Këshilltar për marrëdhëniet me Parlamentin Evropian – Këshilltar për Komunikimin **Dimensioni Sektorial (6 pozicione):** – Koordinator i Dimensionit Sektorial, me gradë Ministër Këshilltar – Këshilltar për “Shtetin e së Drejtës” – Këshilltar për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural – Këshilltar për Energjinë dhe Industrinë – Sekretar i Parë për Konvergjencën dhe Zhvillimet Makroekonomike – Sekretar i Parë për Mjedisin dhe Çështjet Sociale