Pikat kryesore
- Në grup prej 50 parashutistët nga Italia kanë çelur sezonin turistik për këtë vit në aerodromin e Gjirokastrës.
- Parashutistët italianë realizuan hedhje nga avioni, nga lartësia 3 mijë metra duke shfaqur një spektakël të vërtetë për të apasionuarit e sporteve të ajrit.
- Evente të tilla promovojnë turizmin dhe tërheqin vizitorë të shumtë në qytetin e gurtë.
Në grup prej 50 parashutistët nga Italia kanë çelur sezonin turistik për këtë vit në aerodromin e Gjirokastrës. Parashutistët italianë realizuan hedhje nga avioni, nga lartësia 3 mijë metra duke shfaqur një spektakël të vërtetë për të apasionuarit e sporteve të ajrit. Aktiviteti u realizua si një bashkëpunim i “Skydive Albania” dhe Federatës Shqiptare të Aeronautikës duke qenë i pari në kalendarin e aktiviteteve për këtë vit në aerodromin turistiko-sportiv të Gjirokastrës “Është hera e tetë që vijmë këtu në Shqipëri, ndihemi mjaft mirë përpiqemi që këtu të zhvillojmë aktivitete disa herë në vit, Gjirokastra është një qytet i mrekullueshëm dhe me potenciale për turizmin, mendoj se edhe këtë vit do të mirëpresë shumë italianë sepse interesi për ta vizituar është i lartë” 4.07-4.33 “Është hera e tretë që marr pjesë në aktivitetet që zhvillojmë në aerodromin e Gjirokastrës është me të vërtetë bukur, në peizazh i mrekullueshëm, qyteti dhe kështjella kur i shikojmë nga qielli duken vërtet këndshëm, është një mundësi mjaft e mirë për turistët italianë” 4.40-4.57 “Gjithmonë është emocion të rikthehem në aktivitete të tilla këtu në Gjirokastër, qyteti është fantastik, zbritja me parashutë të jep adrenalinë gjithmonë do të jem i pranishëm në vendin tuaj” 5.04-5.24 Organizimi i aktiviteteve ndërkombëtare për sportet e ajrit është kthyer në një traditë për Gjirokastrën. Evente të tilla promovojnë turizmin dhe tërheqin vizitorë të shumtë në qytetin e gurtë. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Por zgjerimi i ngadaltë”, Rama: Nuk do të bëhemi Gjermani, por “një Itali e vogël”?