Ndarje dhe sekrete të errëta! Javë e vështirë astrologjike, ndodh pas 6 majit

Ndarje dhe sekrete të errëta! Javë e vështirë astrologjike, ndodh pas 6 majit

Pikat kryesore

  • Ashtu si çdo fillim jave, astrologia Meri Shehu bëri sot, 4 maj, parashikimin e saj për secilën nga shenjat e zodiakut.
  • Dashi (2 yje): Në këtë javë, do të kenë interesa të fuqishëm ekonomikë, Mërkuri futet në Dem.
  • Do organizohen shumë, do ecin pak ngadalë çështjet ekonomike, gjë që do i bëjë pak të pezmatuar.

Ashtu si çdo fillim jave, astrologia Meri Shehu bëri sot, 4 maj, parashikimin e saj për secilën nga shenjat e zodiakut. Jeni kuriozë? Sa yje do të marrin shenjat këtë javë? Dashi (2 yje): Në këtë javë, do të kenë interesa të fuqishëm ekonomikë, Mërkuri futet në Dem. Do organizohen shumë, do ecin pak ngadalë çështjet ekonomike, gjë që do i bëjë pak të pezmatuar. Pas datës 6 maj, duhet të kenë kujdes me karrierën dhe punën, sepse ka një problem me ndryshimet, te eprorët ose një përballje sepse Marsi në Dash bëhet luftarak. Kështu që edhe çështjet familjare apo të karrierës t’i kenë kujdes. Demi (3 yje): Mërkuri është futur tashmë në shenjën e tyre, do bëjë një katërkëndësh të fuqishëm me Plutonin, kështu që do mësohen disa të fshehta në jetën e tyre. Do bëhen edhe pak dyshues nga gjërat që do dëgjojnë. Jetën e tyre personale do të duan ta ndryshojnë. Kujdes me punën! Ka shumë bashkëpunëtorë dhe njerëz me të cilët punojnë që flasin mbrapa krahëve dhe përpiqen t’u prishin punë këtë javë. Binjakët (4 yje): Në këtë periudhë duhet të kenë kujdes, megjithatë janë në një pozicion më të mirë sepse Afërdita është në shenjën e tyre. Jep hapësira për të rregulluar ekonominë apo situatat. Por kjo javë ka rrisqet e veta, sidomos pas datës 6 maj, në aspektin ekonomik do ketë një debat apo dikush nga një rreth social apo shoqëror nuk e mban premtimin dhe nuk jep atë dhuratën, paratë apo investimet. Do bëjë thashetheme… Gaforrja (2 yje): Një nga shenjat më në vështirësi kësaj jave! Deri në fund të qershorit ka një betejë në shenjën e tyre, por Jupiteri në këtë shenjë përballet me Marsin në Dash dhe diçka shumë e rëndësishme i lëkund pozitat në lidhje me karrierën apo gjërat që do të arrijnë. Do të ketë një përballje të fuqishme mes fatit e mundësive, po edhe një rënie sa i përket punës. Luani (2 yje): Me futjen e Mërkurit në Dem, do merren shumë me çështjet familjare, të cilat do të fillojnë të ecin, por ngadalë. Këtu do shtohen edhe disa presione në lidhje me punën dhe shumë Luanë nuk do ta ndjejnë veten mirë as në punë, as në shtëpi. Do të ketë kundërshtim interesash mes familjes dhe karrierës. Ka një të fshehtë që do zbardhet! Virgjëresha (3 yje): Kanë vetëm një ankth e stres sa i përket punës, ekonomisë apo sigurisë personale ose shpirtërore. Nuk do ndihen të sigurt, diçka i trondit, i mërzit, nuk i lë të qetë. Si një parandjenjë, ose si kusht për të ecur përpara. Megjithatë Mërkuri në Dem sjell një stabilitet, por kjo javë është me kundërshti, dyshime, prapaskena dhe një debat. Do zbulojnë diçka që do t’i stresojë sidomos në jetën personale. Peshorja (4 yje): Vazhdon Afërdita në Binjak, u jep lëvizje e komunikime me botën jashtë. Do udhëtojnë, do ta kenë këtë euforinë, por këto ditë kundërshtimi i Marsit në Peshore, ka një problematikë specifike në lidhje me pronën dhe martesën. Ata që kanë probleme, kjo javë i çon në ekstrem. Mund të marrin vendime, qoftë për t’u ndarë apo të lodhur nga jeta, për të nisur një marrëdhënie tjetër. Si të detyruar për ta bërë këtë gjë…

Lini një Përgjigje