10 — Në Shqipëri: Boom në tregun financiar, obligacionet e shoqërive tregtare kalojnë…

Në Shqipëri: Boom në tregun financiar, obligacionet e shoqërive tregtare kalojnë vlerën e…

Pikat kryesore

  • Vetëm për vitin e kaluar, vlera e portofolit të obligacioneve është rritur me 10.7 miliardë lekë ose 38%.
  • Në Shqipëri ato kanë nisur të përdoren në fund të vitit 2011 dhe emetuesit kryesorë kanë qenë bankat dhe institucionet financiare.
  • Blerësit e këtyre instrumenteve kanë qenë zakonisht individët, por nuk kanë munguar edhe biznese apo investitorë institucionalë, si për shembull kompani të sigurimeve ose fonde investimi.

Vetëm për vitin e kaluar, vlera e portofolit të obligacioneve është rritur me 10.7 miliardë lekë ose 38%. Në Shqipëri ato kanë nisur të përdoren në fund të vitit 2011 dhe emetuesit kryesorë kanë qenë bankat dhe institucionet financiare. Blerësit e këtyre instrumenteve kanë qenë zakonisht individët, por nuk kanë munguar edhe biznese apo investitorë institucionalë, si për shembull kompani të sigurimeve ose fonde investimi. Përgjatë vitit 2025, Autoriteti ka regjistruar 10 akt-oferta të përgatitura nga 4 banka emetuese të cilat kanë vijuar të jenë emetuesit më të shpeshtë për qëllim të kapitalit rregullator. Bankat i kanë përdorur këto instrumente sidomos në funksion të nevojës për të rritur kapitalin rregullator. Rregullorja “ Për mjaftueshmërinë e kapitalit ” i njeh instrumentet e borxhit të varur si pjesë të kapitalit rregullator të bankave, deri në një të tretën e vlerës totale të kapitalit rregullator. Ky përdorim ka shënuar rritje veçanërisht pas vitit 2019, kur nisi aplikimi i shtesave makroprudenciale të kapitalit. Ndërkohë, pesë bankat më të mëdha janë gjithashtu subjekt i përmbushjes së rregullores për kërkesat minimale për instrumente të kapitalit rregullator dhe detyrime të pranuara (MREL). Kjo rregullore ishte pjesë e kuadrit ligjor të ndërhyrjes së jashtëzakonshme dhe kërkon që bankat të zotërojnë instrumente të kapitalit rregullator apo detyrime të pranuara që të mundësojnë përthithjen e humbjeve dhe rivendosjen e normës së mjaftueshmërisë së kapitalit. Dy rregullimet e mësipërme nxitën më shumë përdorimin e instrumentit të borxhit të varur nga bankat, si alternativë ndaj injektimeve të reja të kapitalit. Përdorimi i borxhit të varur është gjithashtu një mekanizëm që krijon hapësira për shpërndarjen e dividendëve për aksionarët, pikërisht sepse një pjesë e kërkesës rregullatore për kapital mbulohet nëpërmjet këtij borxhi.

Lini një Përgjigje