Shpërthimi në një minierë në Kinë, të paktën 82 persona humbën jetën

Shpërthimi në një minierë në Kinë, të paktën 82 persona humbën jetën

Pikat kryesore

  • Të paktën 82 persona kanë humbur jetën nga një shpërthim në një minierë qymyri në veri të Kinës, raportuan mediat shtetërore kineze.
  • Agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua njoftoi se aksidenti ndodhi në minierën Liushenyu, në provincën Shanxi, në pronësi të grupit Tongzhou.
  • “Gazetarët në vendin e shpërthimit të gazit në minierën e qymyrit Liushenyu kanë mësuar se në aksident kanë humbur jetën 82 persona”, raportoi Xinhua.

Të paktën 82 persona kanë humbur jetën nga një shpërthim në një minierë qymyri në veri të Kinës, raportuan mediat shtetërore kineze. Agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua njoftoi se aksidenti ndodhi në minierën Liushenyu, në provincën Shanxi, në pronësi të grupit Tongzhou. “Gazetarët në vendin e shpërthimit të gazit në minierën e qymyrit Liushenyu kanë mësuar se në aksident kanë humbur jetën 82 persona”, raportoi Xinhua. Shpërthimi ndodhi të premten në orën 19:29 sipas kohës lokale, përkatësisht në orën 11:29 sipas kohës së Evropës Qendrore. Në momentin e aksidentit, në minierë po punonin 247 minatorë, shkruan bbc . Operacionet e shpëtimit ende po vazhdojnë, ndërsa autoritetet kineze deri tani nuk kanë bërë të ditur shkakun e shpërthimit. Provinca Shanxi është një nga qendrat kryesore të prodhimit të qymyrit në Kinë, ndërsa aksidentet në miniera vazhdojnë të jenë relativisht të shpeshta pavarësisht forcimit të rregullave të sigurisë në vitet e fundit. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Tragjike në Maqedoninë e Veriut/ Makina përplaset me kamionin, 4 të vdekur Putin nga Pekini: Rusia ka një rol stabilizues në skenën ndërkombëtare Tërmeti me magnitudë 5.2 godet Kinën/ Dy viktima, mijëra të evakuuar

Lini një Përgjigje