Pikat kryesore
- “Ja dielli, doktor të rrosh, shyqyr që e kemi” Pas foltores, dielli në qiell nuk doli, Shqipëria u gdhi nën furtunë.
- “Të dashur qytetarë dhe qytetarë, pavarësisht nga pretendimet e Edi Ramës se nuk ka vend për ndërhyrjen e Delta Forcës ….
- Por në pritje të forcave ‘Delta’ të ngjisin maloren e Surrelit, i la një afat Ramës, por pas Shën Valentinit.
“Ja dielli, doktor të rrosh, shyqyr që e kemi” Pas foltores, dielli në qiell nuk doli, Shqipëria u gdhi nën furtunë. Por në PD kanë mendim tjetër për motin. “Dielli me shoshë nuk mbulohet.”- u shpreh Berisha. Berisha nuk heq dorë. Sipas tij Karakas nuk është edhe aq larg Tiranës. “Të dashur qytetarë dhe qytetarë, pavarësisht nga pretendimet e Edi Ramës se nuk ka vend për ndërhyrjen e Delta Forcës …. Por në pritje të forcave ‘Delta’ të ngjisin maloren e Surrelit, i la një afat Ramës, por pas Shën Valentinit. “Jep dorëheqjen sepse do të tërheqin dhe mos harro kurrë 20 shkurtin se çfarë dinë të bëjnë shqiptarët me kultet e rreme, me kultet satanike. Pra, jep dorëheqjen.”- tha ai. I njëjti afat vlen edhe për Lapajn. Lapaj do protestë qytetare pa flamuj, doktori thotë se nuk është ky problem. Problem janë qytetarët. “Nuk besoj se flamujt janë pengesë për bashkim. Por deri për Shën Valentin ka edhe 1 muaj kohë. Demokratët presin prej 12 vjetësh. Mund të presin edhe katër javë. “Shiko, unë kam durim, nuk mërzitem”- përfundoi Berisha. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! VIDEO/ Samiti i ‘Koalicionit të Vullnetmirëve’ për Ukrainën, Rama pritet nga Macron Arrestimi i Maduros entuziazmon Berishën/ Minxhozi: Është vetë ‘non grata’. Bejko: Po krijon alibi për të mbajtur militantët “Opozita s’ngjall më shpresë”/ Meçe: ‘Sekti Berishian’ është i ezauruar në Shqipëri