Kemi pasur krisje”, Londrimi tregon pse Elijona dhe Klodi nuk ishin pjesë e ceremonisë së…

Kemi pasur krisje”, Londrimi tregon pse Elijona dhe Klodi nuk ishin pjesë e ceremonisë së…

Pikat kryesore

  • Ish-fituesi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Londrim Mekaj, ka shënuar një moment të rëndësishëm në karrierën e tij muzikore me publikimin e albumit të parë.
  • Në një mbrëmje të organizuar në praninë e shumë të ftuarve, këngëtari lansoi projektet e reja muzikore, duke prezantuar këngët dhe videoklipet që përbëjnë albumin e tij debutues.
  • Një nga videoklipet që tërhoqi më së shumti vëmendje ishte ai ku shfaqet ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Dolce.

Ish-fituesi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Londrim Mekaj, ka shënuar një moment të rëndësishëm në karrierën e tij muzikore me publikimin e albumit të parë. Në një mbrëmje të organizuar në praninë e shumë të ftuarve, këngëtari lansoi projektet e reja muzikore, duke prezantuar këngët dhe videoklipet që përbëjnë albumin e tij debutues. Një nga videoklipet që tërhoqi më së shumti vëmendje ishte ai ku shfaqet ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Dolce. Dyshja kanë realizuar skena mjaft të afërta dhe provokuese, të cilat nuk kaluan pa u komentuar nga të pranishmit dhe fansat në rrjetet sociale. Gjatë një interviste të dhënë në kuadër të promovimit të albumit për “Artistët Shqiptarë”, Londrimi foli edhe për raportet e tij me ish-banorët e Big Brother VIP Kosova. Ai u ndal veçanërisht te Eliona dhe Klodi, duke treguar se ata munguan në këtë ngjarje pavarësisht se kishin marrë ftesë për të qenë pjesë e saj.

Lini një Përgjigje