Reshjet e dendura/ Aksi Laç–Milot bllokohet pas përmbytjeve, paralizohet qarkullimi i…

Reshjet e dendura/ Aksi Laç–Milot bllokohet pas përmbytjeve, paralizohet qarkullimi i…

Pikat kryesore

  • Reshjet e dendura/ Aksi Laç–Milot bllokohet pas përmbytjeve, paralizohet qarkullimi i automjeteve Më shumë se dy orë është bllokuar rruga Laç–Milot, si pasojë e përmbytjes së segmentit rrugor nga uji.
  • Shkak për këtë situatë është mosfunksionimi i kanaleve kulluese, çka ka sjellë grumbullimin e sasive të mëdha të ujit mbi rrugën nacionale që lidh Laçin me Milotin.
  • Si pasojë, qarkullimi i automjeteve është paralizuar, ndërsa vargu i makinave shtrihet për disa kilometra.

Reshjet e dendura/ Aksi Laç–Milot bllokohet pas përmbytjeve, paralizohet qarkullimi i automjeteve Më shumë se dy orë është bllokuar rruga Laç–Milot, si pasojë e përmbytjes së segmentit rrugor nga uji. Shkak për këtë situatë është mosfunksionimi i kanaleve kulluese, çka ka sjellë grumbullimin e sasive të mëdha të ujit mbi rrugën nacionale që lidh Laçin me Milotin. Si pasojë, qarkullimi i automjeteve është paralizuar, ndërsa vargu i makinave shtrihet për disa kilometra. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po përpiqet të normalizojë situatën, por kalimi i mjeteve është i pamundur, pasi në disa pjesë të rrugës niveli i ujit arrin mbi një metër. Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të shmangin këtë aks rrugor dhe të ndjekin udhëzimet e policisë deri në përmirësimin e situatës. loading…

Lini një Përgjigje