Pikat kryesore
- Nuk ishte një e papritur, por gjithsesi kënaqësia ishte e madhe.
- Karlo Ançeloti e festoi sërish në fushë ditën e shquar të jetës, atë të lindjes, e madje në prag të një turneu tepër të madh, ndoshta në më të madhin ku ka marrë pjesë si trajner.
- Tekniku I Brazilit mbushi 67 vjeç, duke qenë ende I uritur për të fituar, edhe pse kabinetin e trofeve e ka plot, ndërsa futbollistët e tij ia bënë urimin, siç dinë ta bëjnë në sportin më popullor të botës.
Nuk ishte një e papritur, por gjithsesi kënaqësia ishte e madhe. Karlo Ançeloti e festoi sërish në fushë ditën e shquar të jetës, atë të lindjes, e madje në prag të një turneu tepër të madh, ndoshta në më të madhin ku ka marrë pjesë si trajner. Tekniku I Brazilit mbushi 67 vjeç, duke qenë ende I uritur për të fituar, edhe pse kabinetin e trofeve e ka plot, ndërsa futbollistët e tij ia bënë urimin, siç dinë ta bëjnë në sportin më popullor të botës. Ai bëri parakalimin para ekipit të vendosur në dy rreshta, “pasijo” siç I thonë spanjollët, e më pas vazhdoi me seancën stërvitore. Gjithsesi, djemtë e tij u treguan më të përmbajtur duke mos e goditur me shuplaka pas shpine ose pas koke. Kjo nuk mund të bëhet me një Karlo Ançeloti. Edhe Konferederata e Futbollit e Brazilit e botoi mesazhin për ditëlindjen në faqet e saj zyrtare në rrjetet sociale. Italiani veteran do të synojë të bëhet I pari teknik I huaj që ia del me Brazilin në Kupën e Botës, dhe që të kthejë traditën e madhe të “Selesaos”, që është pesë herë kampione, si askush tjetër në rruzull.