Analisti politik Azdren Shala ka folur për deklaratën e komisioneres së BE-së, Marta Kos, e cila tha se Brukseli po pret formimin e një qeverie të re në Prishtinë në mënyrë që të angazhohet më shumë me Kosovën sa i përket dialogut për normalizimin e raporteve me Serbinë. Në emisionin “Ora Shtatë” Shala tha se Bashkimi Evropian dëshiron nga Kosova dhe Serbia që procesi i dialogut të ketë një epilog. “Jemi duke folur për një situatë ku gjeopolitika po ndryshon, mesatarisht rendi botëror po ndryshon, raportet dhe balancat e fuqive po ndryshojnë. Tani, në këto rreshtime të reja që kanë riprodhuar situatën postkonfliktuale në botë, duhet të marrësh pozicion,” tha ai. Nëse jeni në kërkim të një monitori për lojëra që ofron performancë të shkëlqyer pa shpenzuar shumë,
Shala: për dialogun Kosovë-Serbi: BE kërkon epilog në proces!