Presidenti i SHBA-ve, Donal Trump, ditën e hënë pati një nga konferencat më të rëndësishme për shtyp që siç tha ai që ka zhvilluar ndonjëherë. Trump njoftoi se kanë gjetur një zgjidhje për Autizmin. Ai i shoqëruar nga Sekretari i Shëndetësisë, Robert Kennedy tha se kanë gjetur një lidhje ndërmjet përdorimit të Tajlenol i njohur si paracetamol dhe Autizmit tek gratë shtatzëna dhe fëmijët. “Mos e merrni Tajlenolin. Edhe nëse iu duhet ta përdorni luftoni dhe bëni çmos të mos e pini” tha Trump në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë të cilën më herët e kishte cilësuar si një nga deklaratat më të mëdha që do të ishte mbajtur nga presidenca amerikane për shëndetësinë. Kjo deklaratë e presidentit Trump për një temë mjaft të ndjeshme ka shkaktuar një ‘tërmet’ reagimesh nga fusha e shëndetësisë. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) kundërshtoi pretendimin e presidentit amerikan që lidh paracetamolin në shtatzëni me autizmin, duke thënë se “provat mbeten të paqëndrueshme”. “Edhe pse disa studime vëzhguese kanë sugjeruar një lidhje të mundshme midis ekspozimit prenatal ndaj acetaminofenit (paracetamolit) dhe autizmit, provat mbeten të paqëndrueshme”, tha zëdhënësi i OBSH-së. Edhe Agjensia Evropiane e Barnave (EMA) tha se nuk ka prova të reja që do të që do të kërkonin ndryshime në rekomandimet aktuale të rajonit për përdorimin e paracetamolit, i njohur si Tylenol në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjatë shtatzënisë. “Provat e disponueshme nuk kanë gjetur asnjë lidhje mes përdorimit të paracetamolit gjatë shtatzënisë dhe autizmit”, tha EMA në një deklaratë për Reuters. Agjencia shtoi se paracetamoli mund të përdoret gjatë shtatzënisë kur është i nevojshëm, por gjithmonë në dozën dhe shpeshtësinë më të ulët efektive. Në lidhje me këtë çështje ka folur për “Gazeta Blic”, drejtori i Gjenekologjisë, Zef Ndrejaj. Ndrejaj tha se e përshkruajnë çdo preparat që është i regjistruar në Republikën e Kosovës nga agjensioni i Farmacisë. Ai theksoi se në momentin që ata vlerësojnë se ka ndonjë substance që nuk shkon në atë preparat edhe e japin si preparat se nuk duhet me u nënshkru prej mjekut,ata se mjek nuk e përshkruajnë. “Derisa një preparat është i regjistruar në Republikën e Kosovës nga agjensioni i Farmacisë na e përshkruajmë, në atë moment që ata vlerësojnë se ka ndonjë substance që nuk shkon në atë preparat edhe e japin si preparat se nuk duhet me u nënshkru prej mjekut, ne nuk e përshkruajmë. Sektori i farmacisë duhet me u marr me atë problematikë” tha drejtori i Gjinekologjisë, Zef Ndrejaj për “Gazeta Blic”. Nëse jeni në kërkim të një monitori për lojëra që ofron performancë të shkëlqyer pa shpenzuar shumë,
Përdorimi: ‘ i paracetamolit në shtatzani dhe Autizmi’-…