Pikat kryesore
- Ministri për Turizmin, Kulturën dhe Sportin Blendi Gonxhja, tha se në mbledhjen e sotme të qeverisë është marrë vendimi për të rritur shpërblimet për sportistët elitarë.
- Ai tha se vendimi do të ketë efekt nga muaji aktual i këtij viti, ndërsa shtoi se ky vendim garanton një skemë më të drejtë të shpërblimeve për sportet me disa disiplina.
- Rritje të shpërblimit do të ketë edhe për trajnerët e sportistëve elitarë.
Ministri për Turizmin, Kulturën dhe Sportin Blendi Gonxhja, tha se në mbledhjen e sotme të qeverisë është marrë vendimi për të rritur shpërblimet për sportistët elitarë. Ai tha se vendimi do të ketë efekt nga muaji aktual i këtij viti, ndërsa shtoi se ky vendim garanton një skemë më të drejtë të shpërblimeve për sportet me disa disiplina. Rritje të shpërblimit do të ketë edhe për trajnerët e sportistëve elitarë. “E para është miratimi i një vendimi qeverie që rrit ndjeshëm mbështetjen për shpërblimet për sportistët elitarë dhe trajnerët e tyre. Është një vendim që garanton një skemë më të drejtë të shpërblimeve për sportet me disa disiplina dhe se do të ketë efekt nga muaji prill 2026. Rritet në 75% masa e shpërblimit mbështetja për sportet jo olimpike. Rritet me 25% e masës së shpërblimit për trajnerët e sportisteve elitarë. Rritet me 43% trajtimi ushqimor ditor për sportistët elitarë. Ishte 3500 lekë mbështetja në ditë dhe shkon 5000 lekë në ditë” , tha ministri. Kemi një rritje deri në 65% për stile të veçanta dhe kemi rritje deri në 100% për rezultatin përfundimtar. Kjo është në ato raste kur kemi gara apo sporte që kanë edhe stile të veçanta. Në total, shpërblimi mund të shkojë në rast se del në rezultatet më të larta sipas skemës deri në 230%. Ka një rritje deri në 200% ose trefishim për disa kategori rezultatesh në kampionate evropiane. Ka një rritje mesatare në 50 deri në 100% në përgjithësi për të gjitha rezultat e tjera. Ka një rritje 100%, ose dyfishim për kategori lojërash olimpike dhe kampionate botërore me rritje për gara mesdhetare dhe ato ballkanike ”, tha ministri Blendi Gonxhja.