Rrëmbimi i “Koçoles” dhe Sulovarit gjatë 2023, kush janë 3 personat e akuzuar

Rrëmbimi i “Koçoles” dhe Sulovarit gjatë 2023, kush janë 3 personat e akuzuar

Pikat kryesore

  • Prokuroria e Sarandës ka çuar në gjyq tre persona të dyshuar për rrëmbimin e Leonard Thodhorit i njohur si “Koçole” dhe Fatmir Sulovarit, ngjarje që ka ndodhur gjatë vitit 2023.
  • Hetimet për këtë ngjarje vazhdojnë, duke përfshirë gjetjen e personave të rrëmbyer dhe identifikimin e të dyshuarve të tjerë që mund të kenë marrë pjesë në këtë rast.
  • Edhe pse ishin dy, autorët kanë tërhequr në një “takim-grackë” dy viktimat dhe i kanë dërguar në një grackë të sigurtë në Sarandë.

Prokuroria e Sarandës ka çuar në gjyq tre persona të dyshuar për rrëmbimin e Leonard Thodhorit i njohur si “Koçole” dhe Fatmir Sulovarit, ngjarje që ka ndodhur gjatë vitit 2023. Në bankën e të akuzuarve janë Albi Mecini, Sebastjan Lataj dhe Sofokli Baxherri, të cilëve u ngarkohen tre akuza: rrëmbimi dhe mbajtja peng e personit, deklarata të rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore, si dhe trafikimi i mjeteve motorike. Hetimet për këtë ngjarje vazhdojnë, duke përfshirë gjetjen e personave të rrëmbyer dhe identifikimin e të dyshuarve të tjerë që mund të kenë marrë pjesë në këtë rast. Si ndodhi rrëmbimi? Në 6 prill ishte planifikuar vetëm rrëmbimi i Leonard Thodhorit për shkak të një marrëveshjeje që ka shkuar keq, por ky i fundit pasi ka nuhatur rrezikun, dyshohet të ketë kërkuar ndihmën e pronarit të disko “El Dorado” në Ksamil, Fatmir Sulovari. Ky i fundit ka qenë i armatosur me pistoletë. Edhe pse ishin dy, autorët kanë tërhequr në një “takim-grackë” dy viktimat dhe i kanë dërguar në një grackë të sigurtë në Sarandë. Për ngjarjen, deri më tani është arrestuar vetëm Sofokli Andrea Baxheri, i cili ka qenë ndihmës, ndërsa në kërkim janë 5 persona të tjerë (2 prej të cilëve me rol kryesor në grup), të cilët dyshohet se janë larguar për në Dubai.

Lini një Përgjigje