Pikat kryesore
- Ishin vetë skuadrat që ia dolën, ato që vendosën për fatin e tyre, dhe tashmë fakti është që Skënderbeu e Laçi do të luajnë në Superligë sezonin që vjen.
- Dy skuadrat e vendeve të para në Kategorinë e Parë I fituan edhe ndeshjet e tyre të javës së 31-të, ndërsa mbeten edhe dy raunde deri në fund.
- Laçi e pati një finale ndaj Pogradecit, që shpresonte të ishte ai I dyti pasi diferenca mes rivalëve ishte vetëm tri pikë.
Dy verdiktet kryesore të sezonit u dhanë. Ishin vetë skuadrat që ia dolën, ato që vendosën për fatin e tyre, dhe tashmë fakti është që Skënderbeu e Laçi do të luajnë në Superligë sezonin që vjen. Dy skuadrat e vendeve të para në Kategorinë e Parë I fituan edhe ndeshjet e tyre të javës së 31-të, ndërsa mbeten edhe dy raunde deri në fund. Laçi e pati një finale ndaj Pogradecit, që shpresonte të ishte ai I dyti pasi diferenca mes rivalëve ishte vetëm tri pikë. Kurbinasit ia dolën 2-0 dhe e merituan në një ndeshje të ashpër, të ndihmuar nga një numër I madh tifozësh. Të huajt Bibo e Xhakpona, siç është normale tani në Superligë, por edhe në Kategorinë e parë, shënuan golat, nga një në secilën pjesë loje. Pogradecarët pretenduan në pjesën e parë për penallti, por atë e morën më vonë. Për fat të keq, kapiteni Zguro nuk mundi të shënonte, Tensioni e polemikat u rritën pas pushimit, kur një 11-metërsh u dha për Laçin, por më pas gjyqtari më pas e ktheu vendimin dhe dha karton të kuq për Myrtën për simulim. Edhe Pogradeci e mbylli me 10 lojtarë pasi në fund Abazaj u përjashtua me të kuq. Në ndeshjen tjetër, Skënderbeu mundi 4-0 Kastriotin në Korçë, me gola nga Nasr dy herë, Janari dhe Gjinollari që shkaktoi autogol. Pas 31 javës në Kategorinë e Parë, Skënderbeu ka 76 pikë ndaj 73 të Laçit, ndërsa Pogradeci mbeti në 67 e do të duhet ta synojë Superligën me anë të plej ofi. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Laçi, në Turqi me “vesin” e golit/ Mesfushori i Shqipërisë realizon sërish në Superligë Zbulohen 74 faqe dokumente të rralla. Mark Palnikaj: Ja vepra e plotë të Pal Engjëllit e lidhja me Skënderbeun Faza play-off e Botërorit 2026/ Hysaj & Laçi: Kombëtarja synon kualifikimin, fokus total ndaj Polonisë