Pikat kryesore
- Pak minuta më parë, një aksident i trefishtë është regjistruar në aksin nacional Maqellarë-Peshkopi.
- Sipas informacioneve paraprake, tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën mbi urën e fshatit “Pesëjakë”.
- Ende nuk dihen rrethanat e këtij aksidenti, ndërsa pritet që policia të mbërrijë në vendin e ngjarjes.
Pak minuta më parë, një aksident i trefishtë është regjistruar në aksin nacional Maqellarë-Peshkopi. Sipas informacioneve paraprake, tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën mbi urën e fshatit “Pesëjakë”. Ende nuk dihen rrethanat e këtij aksidenti, ndërsa pritet që policia të mbërrijë në vendin e ngjarjes. Dy automjete kanë qenë duke lëvizur në drejtim të qytetit të Peshkopisë dhe njëri dyshohet se ka qenë duke hyrë në rrugën nacionale teksa është përplasur. Tre drejtuesit e mjeteve kanë pësuar lëndime, ndërsa një nga automjetet ka ngecur pak pa rënë në përrua. Ky është ndër segmented më problematike të kësaj rruge me aksidente të shpeshta.