Rivali i Aldo Bares i shpëton atentatit/ Delia: Julian Sulo me të shkuar kriminale. Duket…

Rivali i Aldo Bares i shpëton atentatit/ Delia: Julian Sulo me të shkuar kriminale. Duket…

Pikat kryesore

  • Në një intervistë në “News Line” në ABC News, Etleva Delia, autore e “Gjërat Tona”, foli për atentatin në Lushnje.
  • Gjatë intervistës, Delia tha se Julian Sulo, ndaj edhe të cilit iu bë atentat, është një person me të shkuar kriminale.
  • Gjithashtu nënvizoi se Julian Sulo është i dyshuar edhe për ngjarjen e Shkozetit.

Në një intervistë në “News Line” në ABC News, Etleva Delia, autore e “Gjërat Tona”, foli për atentatin në Lushnje. Gjatë intervistës, Delia tha se Julian Sulo, ndaj edhe të cilit iu bë atentat, është një person me të shkuar kriminale. Gjithashtu nënvizoi se Julian Sulo është i dyshuar edhe për ngjarjen e Shkozetit. “Ky person ka një të shkuar kriminale. Ka qenë i plagosur edhe më herët. Së fundmi sa kishte dalë nga burgu për kundërshtim të punonjësve të policisë. Ka qenë i dyshuar edhe për ngjarjen e Shkozetit. Fakti që është djegur një automjet, ai është plagosur është një atentat i dështuar. Duket se është një aktivizim i të rinjve të Lushnjes. Ka persona që përplasen për hesave”, tha Delia. Rivali i Aldo Bares, Julian Sulo ishte shënjestër e një atentatit këtë të martë në qytetin e Lushnjës. Ai mbeti i plagosur në këmbë dhe sipas policisë ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Paraprakisht dyshohet se kanë qenë tre persona, të cilët i kanë bërë pritë dhe më pas kanë zbrazur armët mbi makinën e tij, por fatmirësisht 45-vjeçari ka arritur t’i shpëtojë plumbave. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Arrestimi i dy terroristëve me flamur të ISIS/ Delia: Si ranë në gjurmët e policisë? Njëri prej tyre, prej kohësh në ndjekje nga antiterrori Atentat rivalit të Aldo Bares/ Julian Sulo i shpëton breshërive të plumbave, autorët djegin makinën Atentat në Lushnjë, shënjestra rivali i Aldo Bares

Lini një Përgjigje