Reshjet e dendura të shiut/ Rritet niveli i lumit Osum, 10 fshatra në qarkun e Beratit pa…

Reshjet e dendura të shiut/ Rritet niveli i lumit Osum, 10 fshatra në qarkun e Beratit pa…

Pikat kryesore

  • Burime nga OSHE Berat konfirmojnë se grupet e punës janë në terren dhe po punohet për riparimin e shtyllave të dëmtuara nga era dhe rikthimin e energjisë në këto fshatra malore.
  • Po kështu edhe niveli u lumit Osum është duke u rritur aktualisht ai ndodhet në kuotat mesatare.
  • Për shkak të rritjes së nivelit të ujërave të lumit Osum janë në ujë disa hektar tokë bujqësore në fshatin Veterrik dhe zonën e Dafinave në bashkinë Dimal.

Reshjet e dendura të shiut/ Rritet niveli i lumit Osum, 10 fshatra në qarkun e Beratit pa energji elektrike (VIDEO) Reshjet e shiut që kanë filluar që prej mbrëmjes së djeshme kanë filluar të shfaqin edhe problemet e para në qarkun e Beratit. Era e fortë ka lënë që prej mëngjesit të sotëm pa drita 10 fshatrat: Backë, Gjergjovë, Koprenckë, Gërmenj, Visockë, Qafë Helms, Melskë, Nikollarë, Dyrmish dhe Staraveckë në Njësinë Administrative Potom në bashkinë Skrapar. Burime nga OSHE Berat konfirmojnë se grupet e punës janë në terren dhe po punohet për riparimin e shtyllave të dëmtuara nga era dhe rikthimin e energjisë në këto fshatra malore. Po kështu edhe niveli u lumit Osum është duke u rritur aktualisht ai ndodhet në kuotat mesatare. Për shkak të rritjes së nivelit të ujërave të lumit Osum janë në ujë disa hektar tokë bujqësore në fshatin Veterrik dhe zonën e Dafinave në bashkinë Dimal. Gjatë mesditës së sotme ka pasur prezencë gurësh në vendin e quajtur “Rripi i Strorës” në Skrapar por pa penguar qarkullimin, ku po punohet për pastrimin e tyre. Deri më tani nuk raportohen situata emergjente, rrugë apo banesa të rrezikuara nga uji. loading…

Lini një Përgjigje