Lezha ‘nën ujë’, banorët të braktisur”/ Gjin Gjoni publikon pamjet: Përmbytjet nga…

Lezha ‘nën ujë’, banorët të braktisur”/ Gjin Gjoni publikon pamjet: Përmbytjet nga…

Pikat kryesore

  • Gjoni shprehet se është e dhimbshme të shohësh familje që humbasin gjithçka brenda pak orësh, jo për shkak të reshjeve të papërballueshme të shiut, por si pasojë e babëzisë, korrupsionit dhe keqmenaxhimit të pushtetit.
  • “Janë shpenzuar miliarda lekë dhe janë trumbetuar me të madhe ndërhyrje që në realitet nuk ekzistojnë.
  • Nga Zadrima, bregu i Matit në Lezhë e deri në Gjorm dhe Adriatik të Kurbinit, banorët ndihen të braktisur, pa ndihmë dhe mbështetje nga pushteti vendor dhe ai qendror.

“Lezha ‘nën ujë’, banorët të braktisur”/ Gjin Gjoni publikon pamjet: Përmbytjet nga korrupsioni, organet e drejtësisë të veprojnë Deputeti i Partisë Demokratike për qarkun Lezhë, Gjin Gjoni ka reaguar pas përmbytjeve të rënda që kanë prekur sërish zonat e Lezhës dhe Kurbinit, duke publikuar pamje dhe dëshmi të drejtpërdrejta të banorëve të prekur. Gjoni shprehet se është e dhimbshme të shohësh familje që humbasin gjithçka brenda pak orësh, jo për shkak të reshjeve të papërballueshme të shiut, por si pasojë e babëzisë, korrupsionit dhe keqmenaxhimit të pushtetit. “Janë shpenzuar miliarda lekë dhe janë trumbetuar me të madhe ndërhyrje që në realitet nuk ekzistojnë. Nga Zadrima, bregu i Matit në Lezhë e deri në Gjorm dhe Adriatik të Kurbinit, banorët ndihen të braktisur, pa ndihmë dhe mbështetje nga pushteti vendor dhe ai qendror. Në dëshmitë e tyre, qytetarët kërkojnë që organet e drejtësisë të veprojnë dhe përgjegjësit të mbajnë përgjegjësi ligjore. Deputeti Gjoni nënvizon se është e papranueshme që kjo situatë të vazhdojë prej vitesh pa asnjë zgjidhje dhe pa asnjë përgjegjës. Ai garanton se do të ndjekë çështjen deri në fund, duke kërkuar vlerësim real të dëmeve dhe kompensim të plotë për banorët e prekur. Lezha dhe Kurbini po përballen edhe një herë brenda pak javësh me një situatë tepër të vështirë, e cila përsëritet sa herë ka reshje shiu, duke shkaktuar dëme të mëdha për banorët. Janë shpenzuar miliarda lekë dhe janë trumbetuar me të madhe të ashtuquajtura ndërhyrje antipërmbytje, por realiteti në terren flet vetë. Nga Zadrima, bregu i Matit në Lezhë e deri në Gjorm dhe Adriatik të Kurbinit, banorët janë të braktisur, pa asnjë ndihmë dhe mbështetje nga pushteti vendor dhe ai qendror. Siç shprehen vetë banorët, ka ardhur koha që organet e drejtësisë të veprojnë dhe përgjegjësit të vihen para ligjit. Është e papranueshme që kjo situatë të vazhdojë dhe askush të mos mbajë përgjegjësi. Nga ana ime, si deputet i qarkut Lezhë, do të kërkoj me këmbëngulje që dëmet të vlerësohen në mënyrë reale dhe banorët të kompensohen plotësisht. loading…

Lini një Përgjigje