Pikat kryesore
- Edmond Spaho ka reaguar pas zgjedhjes së Endri Shabanit si Avokat i Popullit, duke komentuar mbi mënyrën se si u mblodhën firmat për kandidaturën e tij.
- Sipas Spahos, nga 50 deputetë të PD-së në Parlament, 35 kanë firmosur për Shabanin, por ai thekson se deputetët e bënë këtë sipas urdhrit të sekretarit të grupit parlamentar, Flamur Noka.
- Sikurse ka ndodhur me shume funksione te tjera, te cilat jo vetem shiten per interesa te ngushta personale te atyre qe drejtojne, por ne na i paraqesin si interesi me i madh i PD.
Edmond Spaho ka reaguar pas zgjedhjes së Endri Shabanit si Avokat i Popullit, duke komentuar mbi mënyrën se si u mblodhën firmat për kandidaturën e tij. Sipas Spahos, nga 50 deputetë të PD-së në Parlament, 35 kanë firmosur për Shabanin, por ai thekson se deputetët e bënë këtë sipas urdhrit të sekretarit të grupit parlamentar, Flamur Noka. “Loje e turpshme e PD me Avokatin e Popullit. Sikurse ka ndodhur me shume funksione te tjera, te cilat jo vetem shiten per interesa te ngushta personale te atyre qe drejtojne, por ne na i paraqesin si interesi me i madh i PD. Opozita ka 50 deputete ne Parlament. Nga keta 35 kane firmosur per Endri Shabanin. Besim Ndregjoni dhe Adriana Kalaja u rropaten dhe mezi mblodhen firmat e nevojshme. Por mos i vini faj deputeteve. Te gjithe kane firmosur me urdher te Flamur Nokes. Dhe kur them Flamur Nokes e them per delikatese, pasi ai deri qehaja e ka kapacitetin. Tani “terhiqen” dhe thone nuk eshte kandidati yne. Po i kujt eshte, i teto Melpomenit te Grupit Komunist te Korces? Po luften ndaj Sorosit e harruat more faqezinj? PD po shkon poshte e me poshte. Jo se antaresia nuk eshte ne nivelin qe kerkon koha, por se udheheqesit jane pa moral, pa integritet, te shitur per interesat e tyre te ngushta. Akrobacite e rradhes do i shihni kur te votohen anetaret e Keshillit Mbikqyres te Bankes se Shqiperise.”- ka shkruar Edmond Spaho/ dritare.net