Pikat kryesore
- Për kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha zgjedhje e drejtuesit të ri të SPAK, Klodian Braho u bë në përputhje me Kushtetutën.
- Nuk u zgjidh si i pari me 5 vota dhe që nuk mund të rrinte asnjë ditë në detyrë.
- Komenti i dytë ishte se aty ishte dhe një zonjë, çka tregon se ajo trupë e KLP është mizogenike, nuk i dhanë asnjë votë.
Për kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha zgjedhje e drejtuesit të ri të SPAK, Klodian Braho u bë në përputhje me Kushtetutën. “Dje u zbatua kushtetuta. Nuk u zgjidh si i pari me 5 vota dhe që nuk mund të rrinte asnjë ditë në detyrë. I dyti mori 7 vota. Komenti i dytë ishte se aty ishte dhe një zonjë, çka tregon se ajo trupë e KLP është mizogenike, nuk i dhanë asnjë votë. Ishte një zonjë, ajo nuk shkoi vetë. Aty në KLP e dërguan komisioni i Skapit. Shkoi atje dhe dy tre zonja që ishin në KLP nuk menduan ti jepnin një votë, e nxorën pa vota. U zgjidh në përputhje me Kushtetutën në dallim nga paraardhësi”, tha Sali Berisha. I pyetur për nje koment ne lidhje me urimin qe kryeministri Rama i bëri Klodian Brahos, Berisha tha: “Lexo pak si e lexoi, mëshirë mëshirë mëshirë…”.