Pikat kryesore
- Thyen masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe shkuan nga Tirana në Vlorë, për të kryer vjedhje, kapen në flagrancë nga Policia, teksa tentonin të hapnin derën e një banese.
- Vihen në pranga 2 shtetasit, të dy me precedentë të theksuar penalë për vjedhje, të cilët ishin me masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar për të njëjtën vepër penale.
- Sekuestrohen pajisje të posaçme për hapjen e bravave dhe kasafortave.
Thyen masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe shkuan nga Tirana në Vlorë, për të kryer vjedhje, kapen në flagrancë nga Policia, teksa tentonin të hapnin derën e një banese. Vihen në pranga 2 shtetasit, të dy me precedentë të theksuar penalë për vjedhje, të cilët ishin me masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar për të njëjtën vepër penale. Sekuestrohen pajisje të posaçme për hapjen e bravave dhe kasafortave. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative për 2 shtetas që dyshohej se kryenin vjedhje në banesa, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Again”. Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit A. G., 48 vjeç dhe A. H., 46 vjeç, të dy banues në Tiranë. Këta shtetas u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në momentin që, me pajisje të posaçme, po tentonin të hapnin derën e një banese në lagjen “Bashkimi”, me qëllim vjedhjen. Nga verifikimet rezultoi se të dy kishin thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar për veprën penale “Vjedhja”, dhe ishin zhvendosur nga Tirana në Vlorë, për të vijuar veprimtarinë e tyre kriminale. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan pajisje të ndryshme për hapjen e bravave dhe kasafortave, automjeti tip “Mercedes-Benz” që përdorej nga autorët, si dhe 2 celularë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprat penale “Vjedhja”, mbetur në tentativë, dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Pas 12 orësh operacion, shpëtohet turisti çek i bllokuar në Malin e Çikës Në kërkim për trafikim narkotikësh, arrestohet në Durrës me qëllim ekstradimin në Itali 23-vjeçari E rëndë në Orikum, humb jetën 75-vjeçari, dyshohet se pësoi infarkt në det