Pikat kryesore
- Me vendim të Këshillit të Ministrave, ditën e sotme është vendosur ngritja e Këshillit të Mbështetjes së Projekteve, i ngritur pranë Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit.
- Po ashtu, me këtë vendim të Këshillit të Ministrave janë miratuar kushtet dhe kërkesat për financimin e projekteve, dokumentacionin dhe procedurën e shqyrtimit dhe vlerësimit të projekteve për lojërat e fatit.
- Ky Këshill i Posaçëm do të kryesohet nga zëvendëskryeministrja Albana Koçiu, ndërsa anëtarë do të jenë edhe titullarët e disa ministrive dhe institucioneve të tjera.
Me vendim të Këshillit të Ministrave, ditën e sotme është vendosur ngritja e Këshillit të Mbështetjes së Projekteve, i ngritur pranë Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit. Po ashtu, me këtë vendim të Këshillit të Ministrave janë miratuar kushtet dhe kërkesat për financimin e projekteve, dokumentacionin dhe procedurën e shqyrtimit dhe vlerësimit të projekteve për lojërat e fatit. Ky Këshill i Posaçëm do të kryesohet nga zëvendëskryeministrja Albana Koçiu, ndërsa anëtarë do të jenë edhe titullarët e disa ministrive dhe institucioneve të tjera. Këshilli do të vendosë po ashtu se cilat projekte përfitojnë para (megjithëse nuk përcaktohet nëse do të financohen nga shteti dhe për çfarë arsyeje), bazuar në aplikime dhe konkurrim të hapur. Projektet duhet të aplikojnë brenda një afati minimal 30 ditë dhe do të përzgjidhen sipas transparencës dhe kapaciteteve për zbatim. Financimi do të jepet me këste: një pjesë në fillim, pjesa më e madhe gjatë zbatimit dhe pjesa e fundit në fund të projektit: 20% e shumës së miratuar jepet fillimisht pas miratimit të projektpropozimit; 50% jepet pas dorëzimit dhe miratimit të raportit të monitorimit të performancës së projektit; 30% e fundit e fondeve jepet pas miratimit të raportit final të projektit. Nëse projekti nuk zbatohet si duhet, fondet do të kthehen. Gjithashtu, do të ketë kontroll dhe monitorim të vazhdueshëm. Ndërkohë subjekti fitues, mban përgjegjësi të plotë për zbatimin e projektit dhe për raportimin para Këshillit, duke dorëzuar raportin e monitorimit të performancës së projektit, në përfundim të çdo faze financimi, por jo më vonë se çdo 6 muaj. Përbërja e Këshillit Këshilli kryesohet nga Zëvendëskryeministri dhe në përbërje ka anëtarë, titullarët e ministrive dhe institucioneve të mëposhtme: a) Ministrin përgjegjës për financat, anëtar; b) Ministrin përgjegjës për sportin, anëtar; ç) Ministrin përgjegjës për kulturën, anëtar; c) Ministrin përgjegjës për inovacionin, anëtar; d) Ministrin përgjegjës për çështjet sociale, anëtar; dh) Titullarin e autoritetit përgjegjës për qeverisjen elektronike, anëtar. 1. Këshilli ushtron detyrat e mëposhtme: a) Përcakton prioritetet vjetore të financimit; b) Miraton kriteret dhe procedurat e aplikimit; c) Shqyrton e miraton projektpropozimet; ç) Miraton kontratat tip; d) Ndjek zbatimin dhe monitoron projektet. 2. Kriteret, procedurat e aplikimit, si dhe kontratat tip, të parashikuara në këtë vendim, hartohen nga sekretariati teknik dhe i paraqiten Këshillit për miratim. Kryetari dhe sekretariati teknik 1. Komisioni i Licencave ushtron funksionin e sekretariatit teknik të Këshillit dhe e mbështet atë në përmbushjen e detyrave. 2. Kryetari drejton mbledhjet, siguron zbatimin e dispozitave të ligjit dhe mbarëvajtjen e punës së Këshillit. Deklarimi i konfliktit të interesit dhe deklarata e konfidencialitetit 1. Kryetari dhe çdo anëtar i Këshillit, nëpërmjet një deklarate me shkrim, është i detyruar të heqë dorë nga pjesëmarrja në mbledhje, kur midis tij dhe personave fizikë ose subjekteve juridike që shqyrtohen, diskutohen ose vendosen çështje, ekziston konflikt interesi, sipas legjislacionit në fuqi për konfliktin e interesit. 2. Kryetari dhe/ose çdo anëtari i Këshillit nuk marrin pjesë në procedurat e shqyrtimit, diskutimit dhe votimit për çdo çështje, ku kanë interes të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, i cili mund të cenojë paanësinë e tyre në vendimmarrje. 3. Kryetari dhe anëtarët e Këshillit nënshkruajnë gjithashtu deklaratën për ruajtjen e konfidencialitetit lidhur me të dhënat dhe informacionet, që u bëhen të njohura gjatë ushtrimit të detyrës. 1. Kryetari vendos për datën dhe orën e mbledhjeve të radhës. 2. Çdo ndryshim i datës ose i orës së mbledhjes u njoftohet të gjithë anëtarëve të Këshillit. 3. Njoftimi për thirrjen e mbledhjes, duke përfshirë rendin e ditës dhe materialet përkatëse, duhet t’u dorëzohet të gjithë anëtarëve të Këshillit, të paktën 5 (pesë) ditë pune para mbledhjes. 4. Mbledhja thirret brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve pas paraqitjes së kërkesës nga 1/3 e anëtarëve, të paktën 48 (dyzet e tetë) orë para datës së thirrjes. 5. Mbledhja e Këshillit është e vlefshme kur janë të pranishëm më shumë se gjysma e anëtarëve të tij. 6. Nëse në hapjen e mbledhjes nuk është e pranishme shumica e anëtarëve, Kryetari cakton një mbledhje të re të paktën 24 (njëzet e katër) orë pas mbledhjes së parë. Në këtë mbledhje të dytë, mbledhja është e vlefshme nëse janë të pranishëm të paktën gjysma e anëtarëve. 7. Anëtarët e Këshillit, që janë të pranishëm në mbledhje dhe nuk kanë ndonjë pengesë ligjore për të votuar, nuk kanë të drejtë të abstenojnë. Kryetari voton i fundit. 8. Në rastet kur rezultati i votimit është i barabartë, vota e Kryetarit është vendimtare. 9. Vendimet merren me votim të hapur. 1. Kryetari përcakton rendin e ditës për çdo mbledhje të Këshillit. Rendi i ditës përfshin të gjitha çështjet, që janë propozuar me shkrim nga anëtarët dhe që hyjnë në kompetencën e Këshillit. Kërkesa për përfshirjen e një çështjeje në rendin e ditës paraqitet të paktën 5 (pesë) ditë pune përpara datës së mbledhjes. 2. Njoftimi për thirrjen e mbledhjes, duke përfshirë rendin e ditës dhe materialet përkatëse, u dorëzohet të gjithë anëtarëve të Këshillit, të paktën 5 (pesë) ditë pune para mbledhjes. 3. Rendi i ditës u shpërndahet të gjithë anëtarëve, të paktën 48 (dyzet e tetë) orë përpara datës dhe orës së mbledhjes. Këshilli merr vendime vetëm për çështjet e përfshira në rendin e ditës së mbledhjes, përveç rasteve kur të paktën 2/3 e anëtarëve vendosin të shqyrtojnë dhe të marrin vendime edhe për çështje, që nuk janë përfshirë në rendin e ditës. Procesverbali i mbledhjes 1. Në çdo mbledhje mbahet një procesverbal, i cili përmban datën dhe vendin e mbledhjes, anëtarët pjesëmarrës, çështjet dhe diskutimet e trajtuara, vendimet e marra, formën dhe rezultatin e votimeve, detyrat dhe personat përgjegjës për zbatimin e tyre. 2. Procesverbali mbahet nga sekretariati teknik dhe i paraqitet të gjithë anëtarëve për miratim ose në fund të mbledhjes apo në fillim të mbledhjes pasardhëse. Pas miratimit, procesverbali nënshkruhet nga Kryetari dhe nga sekretariati teknik. 3. Në rastet kur Këshilli e konsideron të nevojshme dhe mbledhja ndahet në seanca, procesverbali miratohet menjëherë pas përfundimit të secilës seancë përkatëse. Vendimet e Këshillit hyjnë në fuqi vetëm pasi të jetë miratuar procesverbali i mbledhjes. KRITERET PËR PËRZGJEDHJEN E PROJEKTEVE Parimet e përzgjedhjes Gjatë procesit të shqyrtimit dhe të përzgjedhjes së aplikimeve për financimin e projekteve nga Këshilli garantohen parimet e mëposhtme: a) Liria e pjesëmarrjes dhe konkurrimi i barabartë; b) Mosdiskriminimi dhe trajtimi i njëjtë i të gjithë aplikuesve; c) Transparenca e procedurave të vendimmarrjes, duke siguruar që të gjithë aplikuesit të kenë akses në të dhënat dhe procedurat përkatëse; ç) Paanësia në shqyrtimin e marrjen e vendimeve dhe parandalimi i çdo konflikti interesi. Procedura e njoftimit dhe afatet e aplikimit 1. Këshilli përcakton me vendim periudhën e hapjes së thirrjes/thirrjeve dhe shumën e fondeve në dispozicion për financimin e projekteve. 2. e njoftimit për pjesëmarrje në një procedurë konkurrimi, e udhëzimeve për pjesëmarrjen dhe kontratës tip kryhet në faqen e internetit të Ministrisë së Financave. 3. Këshilli përcakton dhe përfshin në njoftimin për pjesëmarrje afatin e dorëzimit të projektpropozimeve. Ky afat nuk mund të jetë më i shkurtër se 30 (tridhjetë) ditë pune nga data e botimit të njoftimit. 4. Afati i ri publikohet në faqen zyrtare të internetit dhe nuk mund të shtyhet më shumë se 30 (tridhjetë) ditë pune. Kushtet për aplikuesit 1. Institucionet shtetërore, për projektet e propozuara nga subjektet aplikuese, paraqesin për shqyrtim pranë sekretariatit teknik të Këshillit projektpropozimin dhe dokumentacionin shoqërues, sipas këtij vendimi. 2. Subjektet aplikuese, me qëllim përfitimin e financimit, duhet të plotësojnë këto kushte: