Shënon gol futbollisti më i vjetër/ Japonezi Miura realizon ndërsa ka mbushur plot 59 vjeç

Shënon gol futbollisti më i vjetër/ Japonezi Miura realizon ndërsa ka mbushur plot 59 vjeç

Pikat kryesore

  • Kazijoshi Miura është një “alien” I vërtetë I futbollit, dhe për të vlen me të vërtetë shprehja që “mosha është thjesht një numër”.
  • Futbollisti më I vjetër I botës jo vetëm që vazhdon të luajë ndërsa ka 59 vite mbi supe, por edhe arriti ta gjente rrugën e rrjetës.
  • Shënoi në ndeshjen që skuadra e tij, Fukushima, e fitoi 7-0 ndaj rivalit Iuaki Furukaua në Kupën e Perandorit në Japoni.

Nuk dihet se çfarë fjalësh mund të gjenden në këtë rast. Kazijoshi Miura është një “alien” I vërtetë I futbollit, dhe për të vlen me të vërtetë shprehja që “mosha është thjesht një numër”. Futbollisti më I vjetër I botës jo vetëm që vazhdon të luajë ndërsa ka 59 vite mbi supe, por edhe arriti ta gjente rrugën e rrjetës. Shënoi në ndeshjen që skuadra e tij, Fukushima, e fitoi 7-0 ndaj rivalit Iuaki Furukaua në Kupën e Perandorit në Japoni. Miura realizoi për 5-0. Legjenda japoneze kishte 4 vjet që nuk ia dilte, që nga nëntori 2022, dhe tani është jo vetëm futbollisti më I vjetër I botës, por edhe më I vjetri që e dërgon topin në brendësi të portës. I mbiquajtur “Mbreti Miura” në vendin e tij, ai është një nga personazhet më të dashur, dhe ishte fytyra e ligës profesioniste japoneze që nisi në 1993. Sulmuesi do të mbyllë sezonin e 42-të në një karrierë të lavdishme, ndërsa është shënuesi I dytë më I mirë I kombëtares së Japonisë me 55 gola në 89 ndeshje. Kazijoshi Miura ka deklaruar se do të vazhdojë të luajë futboll edhe pasi të mbushë 60 vjeç. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

Lini një Përgjigje