Pikat kryesore
- Al Itihad po merr masat për të plotësuar krahun e majtë të mbrojtjes, ndërsa Mario Mitaj është në radarët e Xhenoas në Itali.
- Mediat saudite shkruajnë se ish-kampionia e vendit është në bisedime të avancuara me klubin tjetër vendas, Neon, për të marrë mbrojtësin Faris Abdi.
- Si zëvendësues I shqiptarit, ky 27-vjeçar cilësohet si I përshtatshëm, duke pasur parasysh edhe aspektin financiar, pasi kartoni I tij kushton shumë më pak se ai I Mitajt.
Një tjetër shenjë që është pranë largimit. Al Itihad po merr masat për të plotësuar krahun e majtë të mbrojtjes, ndërsa Mario Mitaj është në radarët e Xhenoas në Itali. Mediat saudite shkruajnë se ish-kampionia e vendit është në bisedime të avancuara me klubin tjetër vendas, Neon, për të marrë mbrojtësin Faris Abdi. Si zëvendësues I shqiptarit, ky 27-vjeçar cilësohet si I përshtatshëm, duke pasur parasysh edhe aspektin financiar, pasi kartoni I tij kushton shumë më pak se ai I Mitajt. Trajneri gjerman I Al Itihadit, I ka kërkuar klubit që të mos vonohet, dhe ka qenë pikërisht rekomandimi I tij për të marrë Abdinë, ndonëse ai dështon të shohë më parë nivelin e mbrojtësit të majtë Muat Faqihi përpara sesa të japë “dritën jeshile”. Ndërkaq, transferimi I Mitajt tek Xhenoa do të jetë jo vetëm për arsye financiare, apo për shkak të dëshirës së futbollistit kuqezi. Al Itihad dëshiron të marrë një mesfushor të huaj, por për ta bërë këtë duhet të largojë një tjetër lojtar të huaj, ndryshe rregullat në Arabinë Saudite nuk e lejojnë. Njëzetedyvjeçari I Shqipërisë duket varianti më I mirë. Mitaj ka dy sezone që luan në Gjirin Persik, dhe për ish-kampionët saudite ka 58 ndeshje, dy gola e 6 asistë, si dhe ka fituar titullin e Kupën e Mbretit. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Duhet fitore me Luksemburgun/ Mario Mitaj dhe Ylber Ramadani besojnë te sfida e radhës Al Ittihad mund të pranojë, oferta është në miliona euro/ Mbrojtësi i Shqipërisë fitoi titullin dhe Kupën në Arabi Sheikët “zbulojnë” sërish Mitaj/ Mbrojtësi kuqezi shkëlqen, Champions i Azisë më pranë