Dinamo synon kualifikimin historik, Bruno Dita: Në “Elbasan Arena” premtojmë maksimumin…

Dinamo synon kualifikimin historik, Bruno Dita: Në “Elbasan Arena” premtojmë maksimumin…

Pikat kryesore

  • Dinamo zbret në fushë të enjten në stadiumin “Elbasan Arena” për ndeshjen e kthimit kundër Aluminij, takim i vlefshëm për raundin e dytë eliminator të Conference League.
  • Pas barazimit 1-1 në transfertën sllovene, fati i kualifikimit do të vendoset në Shqipëri, ku blutë e kryeqytetit synojnë të japin gjithçka për të vijuar rrugëtimin evropian.

Dinamo zbret në fushë të enjten në stadiumin “Elbasan Arena” për ndeshjen e kthimit kundër Aluminij, takim i vlefshëm për raundin e dytë eliminator të Conference League. Pas barazimit 1-1 në transfertën sllovene, fati i kualifikimit do të vendoset në Shqipëri, ku blutë e kryeqytetit synojnë të japin gjithçka për të vijuar rrugëtimin evropian. Në një bisedë ekskluzive për “Newsport.al” në prag të kësaj provë vendimtare, kapiteni Bruno Dita ka ndarë mendimet e tij mbi përballjen e parë, angazhimin e grupit për sfidën e së enjtes, lëvizjet në tregun e transferimeve dhe synimet që Dinamo ka për edicionin e ri të kampionatit vendas. I pyetur nëse skuadra kishte potencial për më tepër në takimin e parë, duke marrë parasysh rastet e krijuara, Dita u shpreh: “Sigurisht që kishte hapësirë për të bërë më shumë, por duke gjykuar nga performanca jonë, kemi besim të plotë se do të jemi ne që do të kalojmë tutje.” Lidhur me analizën e asaj ndeshjeje dhe pikët e dobëta të evidentuara, kapiteni theksoi: “Gjatë gjithë kohës e kishim lojën nën kontroll, por na duhet një hap shtesë dhe shpresojmë ta konkretizojmë atë në sfidën e kthimit.” Duke folur për avantazhin e të luajturit në shtëpi dhe strategjinë për të siguruar kualifikimin, ai premtoi: “Do të japim maksimumin, do të zbrazemi plotësisht në fushë për të fituar dhe për të zgjatur eksperiencën tonë evropiane.” Për mënyrën se si trajneri Ilir Daja, i njohur për sukseset e tij me Skënderbeun dhe Ballkanin, po e përgatit këtë duel, Dita u shpreh shkurt: “Me qetësi dhe në mënyrën e duhur, besoj.” Sa i përket ndikimit të afrimeve të reja në cilësinë e ekipit, kapiteni vlerësoi: “Kanë rritur ndjeshëm nivelin dhe kanë shtuar konkurrencën brenda grupit.”

Lini një Përgjigje