Pikat kryesore
- Të gjitha bizneset që ofrojnë shërbime në zonat bregdetare duhet të zbatojnë limitet e reja për nivelin e zhurmave.
- Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ishte në Lezhë, ku prezantoi pikat kyçe e ku tha se, kjo ndërhyrje është e domosdoshme për të garantuar qetësinë e pushuesve që frekuentojnë plazhet gjatë sezonit turistik.
- “Ato bare, restorante, lokale dhe klube nate, të cilat veprojnë nga ora 20:00 deri në orën 24:00.
Të gjitha bizneset që ofrojnë shërbime në zonat bregdetare duhet të zbatojnë limitet e reja për nivelin e zhurmave. Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ishte në Lezhë, ku prezantoi pikat kyçe e ku tha se, kjo ndërhyrje është e domosdoshme për të garantuar qetësinë e pushuesve që frekuentojnë plazhet gjatë sezonit turistik. “Ato bare, restorante, lokale dhe klube nate, të cilat veprojnë nga ora 20:00 deri në orën 24:00. Niveli i lejuar i zhurmës është 45 dB në mjediset publike, ndërsa për fashën orare nga ora 11:00 deri në 20:00 do të jetë 65 dB. Ky udhëzim, që ne kemi rishikuar, është bërë në përputhje të plotë me rekomandimet për nivelet e lejuara të zhurmës të Organizatës Botërore të Shëndetësisë”, tha Lamallari. Për kryebashkiakun e Lezhës, Pjerin Ndreu udhëzimi i rishikuar midis disa dikastereve dhe bashkëpunimi me Policinë e Shtetit ka sjellë rritje të rendit dhe sigurisë publike, duke ndikuar drejtpërdrejt në një sezon turistik të suksesshëm.