Pikat kryesore
- Një mysafir “i paftuar” ka hyrë pasditen e sotme brenda shtëpisë së “Big Brother Vip Albania 5”, çka ka shkaktuar frikë e ankth te banorët.
- Teksa qëndronin në dhomën e ndenjës, Selini ishte e para që vuri re “mikun e paftuar” në mesin e sallonit, por nuk e gjeti menjëherë se për çfarë bëhej fjalë.
- “ Uaaaaa zhapik” bërtiti Selini sa vuri re hardhucën, për të cilën Miri e korrigjoi.
Një mysafir “i paftuar” ka hyrë pasditen e sotme brenda shtëpisë së “Big Brother Vip Albania 5”, çka ka shkaktuar frikë e ankth te banorët. Teksa qëndronin në dhomën e ndenjës, Selini ishte e para që vuri re “mikun e paftuar” në mesin e sallonit, por nuk e gjeti menjëherë se për çfarë bëhej fjalë. “ Uaaaaa zhapik” bërtiti Selini sa vuri re hardhucën, për të cilën Miri e korrigjoi. “ Është hardhucë moj ” tha Miri. Selini, Brikena e Rogerti, të pushtuar nga frika, u distancuan nga mesi i sallonit ku ndodhej hardhuca. Ndërsa Miri me të qeshur i kërkon Rogertit të largohet duke qenë se banori njihet për frikën e tij ndaj amfibëve. Kujtojmë se disa prime më parë, banori u tremb nga 2 brestkosat që produksioni i futi në dhomë si sfidë që ai duhet ta kalonte me sukses në mënyrë që të siguronte telefonatën me mamanë e tij. “ O vëllai i madh pse na i bën këtro gjëra se s’mund të ulem në tapet më!” dëgjohet Rogerti duke thënë me zërin që i dridhet. Ndërkohë banorët i kërkuan ndihmë Mirit për të hequr hardhucën nga shtëpia.