Pikat kryesore
- Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK për të pushuar hetimet ndaj ish-kryetarit të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori.
- Gjatë hetimeve, organi i akuzës nuk gjeti elementë të veprës penale të fshehjes së pasurisë nga Zaganjori dhe, rrjedhimisht, iu drejtua Gjykatës së Posaçme me kërkesë për pushimin e çështjes.
- Ballkan Update me Habi Hoxha, (10/12/2025) EMRAT/ Grupi i vrasësve me pagesë në Greqi, zbardhen emrat e shqiptarëve të arrestuar Aksident me vdekje në aksin Shkodër-Hani i Hotit
Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK për të pushuar hetimet ndaj ish-kryetarit të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori. Gjatë hetimeve, organi i akuzës nuk gjeti elementë të veprës penale të fshehjes së pasurisë nga Zaganjori dhe, rrjedhimisht, iu drejtua Gjykatës së Posaçme me kërkesë për pushimin e çështjes. Kërkesa për pushim është pranuar nga gjyqtari Erjon Bani. Xhezair Zaganjori, teksa drejtonte Gjykatën e Lartë, iu nënshtrua procesit të vettingut, dhe megjithëse shkalla e parë e konfirmoi në detyrë, ishte Kolegji i Posaçëm i Apelimit që vendosi shkarkimin e tij, duke argumentuar se ai nuk kishte arritur të justifikonte pasuritë. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Ballkan Update me Habi Hoxha, (10/12/2025) EMRAT/ Grupi i vrasësve me pagesë në Greqi, zbardhen emrat e shqiptarëve të arrestuar Aksident me vdekje në aksin Shkodër-Hani i Hotit