Pikat kryesore
- Kuvendi do të mblidhet të enjten në seancë plenare për të zyrtarizuar skemën e dakordësuar mes demokratëve dhe socialistëve për avokatin e ri të popullit, një proces që ka mbetur i bllokuar prej 3 vitesh.
- Një javë më parë, me firmat e demokratëve dhe votat e socialistëve, ish-kryetarja e Kuvendit, Lefteri Luzi, u zgjodh Komisionere për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil.
- Dhe mesa duket, kësaj radhe pakti është për Endri Shabanin, i cili po shkon drejt votimit me mbështetjen e disa deputetëve demokratë.
Valsi i fundit për Avokatin e Popullit. Kuvendi do të mblidhet të enjten në seancë plenare për të zyrtarizuar skemën e dakordësuar mes demokratëve dhe socialistëve për avokatin e ri të popullit, një proces që ka mbetur i bllokuar prej 3 vitesh. Tashmë precedenti është krijuar. Një javë më parë, me firmat e demokratëve dhe votat e socialistëve, ish-kryetarja e Kuvendit, Lefteri Luzi, u zgjodh Komisionere për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil. Dhe mesa duket, kësaj radhe pakti është për Endri Shabanin, i cili po shkon drejt votimit me mbështetjen e disa deputetëve demokratë.