Protestat janë ‘lojë kungulleshash’ pa njerëz”, Fatos Mahmutaj: Berisha drejt arrestimit…

Protestat janë ‘lojë kungulleshash’ pa njerëz”, Fatos Mahmutaj: Berisha drejt arrestimit…

Pikat kryesore

  • Kështu u shpreh gazetari Fatos Mahmutaj, i ftuar në “ Ora e Fundit” në ABC News.
  • Ai foli dhe për protestën e Lapajt dhe për Foltoren e Sali Berishës, ndërsa shtoi se të dy po luajnë “lojë kungulleshash” pasi janë braktisur nga njerëzit.
  • Ai ka bërë një jetë politike të paskrupullt, edhe Zoti i madh të turpëron në këtë lloj forme.

TIRANË- Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha do të arrestohet dhe do përfundojnë qeli për krimin shtetëror të21 janarit, ku katër qytetarët u vranë poshtë zyrës së tij, në protestën e vitit 2011në “Bulevardin Dëshmorët e Kombit”. Kështu u shpreh gazetari Fatos Mahmutaj, i ftuar në “ Ora e Fundit” në ABC News. Ai foli dhe për protestën e Lapajt dhe për Foltoren e Sali Berishës, ndërsa shtoi se të dy po luajnë “lojë kungulleshash” pasi janë braktisur nga njerëzit. “Lapaj e Berisha po bëjnë lojë kungulleshash. Berisha nuk ka më kapacitet për të mbledhur njerëz. Ai ka bërë një jetë politike të paskrupullt, edhe Zoti i madh të turpëron në këtë lloj forme. Do ta mbyllë i turpëruar. Berisha e ka bërë këtë lloje jete dhe kështu do të turpërohet. PD që nga 2013 dhe deri më sot është kthyer në partinë e halleve të Berishës dhe halleve të tij dhe Argita sa herë shtrëngohet laku, sa herë Saliu ndodhet keq, atëherë ata dalin të gjithë për të sulmuar. Po i ngushtohet laku për 21 janarin, që herët apo vonë, do ta mbylli jetën në qeli. Të jeni të bindur për këtë. Ky krim për fatin e keq të Berishës është i super dokumentuar. Braho nuk ka asnjë detyrimi për ta shtyrë këtë çështje, sepse ajo është çështje personale e Dumanit. Prokurori i çështjes është z. Dumani.Po lirohet nga ngarkesa administrative dhe do ti përkushtohet çështjeve, sepse nuk ka preokupim administrativ. Për pak kohë do ta shikoni Berishën e arrestuar për 21 janarin. Dumani e shtroi dhe i hapi të gjitha mundësitë, që SPAK të godite figura shumë lart. “, tha ai. /abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Sondazhi: Dumani goditi majtas/“Zëri i shqiptarëve”, 55.3 për qind e shqiptarëve: Kishte objektiv qeverinë Beteja për… sheshin/ Policia përzë Lapajn, i hap vend Berishës. Pse u shfaq Argita Berisha në protestë? “Zëri i Shqiptarëve”/ A mendoni se SPAK do të ketë sukses nën drejtimin e Klodjan Brahos? Përgjigjet e të anketuarve në sondazh

Lini një Përgjigje