Aksident në Gjirokastër/ I dehur në timon, punonjësi i bashkisë përplas 4 automjete,…

Aksident në Gjirokastër/ I dehur në timon, punonjësi i bashkisë përplas 4 automjete,…

Pikat kryesore

  • Një 55-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Gjirokastër, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur dhe duke shkaktuar aksident me disa mjete.
  • Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin me iniciale V.
  • B., banues në Gjirokastër, i cili punon në Sektorin e Mirëmbajtjes pranë Drejtorisë së Shërbimeve Komunitare.

Një 55-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Gjirokastër, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur dhe duke shkaktuar aksident me disa mjete. Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin me iniciale V. B., banues në Gjirokastër, i cili punon në Sektorin e Mirëmbajtjes pranë Drejtorisë së Shërbimeve Komunitare. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në lagjen Varosh, ku 55-vjeçari, duke drejtuar një kamion në pronësi të bashkisë, është përplasur me 4 automjete të tjera. Si pasojë e aksidentit, tre shtetas kanë mbetur të dëmtuar lehtë dhe kanë marrë ndihmë mjekësore. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Trump paralajmëron “agim të ri për Kubën” pas 70 vitesh pritjeje Debati për UFO-t, Trump: Kemi gjetur dokumente interesante, do publikohen shumë shpejt ”Nxehtësi mizore”, termi i ri japonez ndaj temperaturave rekord

Lini një Përgjigje