Prisni lajme të mëdha”, Horoskopi javor nga Meri Gjini: Shenja që do ketë prurje të…

Prisni lajme të mëdha”, Horoskopi javor nga Meri Gjini: Shenja që do ketë prurje të…

Pikat kryesore

  • Astrologja Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit për javën në emisionin “Mes’dritë”, në Vizion Plus, me dyshen e moderatorëve Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova.
  • Sido që të jenë situatat, kjo javë premton diçka më mirë; ky është thelbi.
  • Në mesin e javës do të kemi diskutime serioze në lajme dhe kudo, për shkak të hyrjes planetare që kam përmendur në fillim të marsit.

Astrologja Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit për javën në emisionin “Mes’dritë”, në Vizion Plus, me dyshen e moderatorëve Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova. Është një javë e rëndësishme dhe produktive për individin. Sido që të jenë situatat, kjo javë premton diçka më mirë; ky është thelbi. Në mesin e javës do të kemi diskutime serioze në lajme dhe kudo, për shkak të hyrjes planetare që kam përmendur në fillim të marsit. Kemi një konfigurim të fortë: Saturni te Dashi bashkë me Diellin, në një hyrje gjashtëkëndore me Plutonin tek Ujori. Dielli ka nisur ciklin e ri te Dashi, ndaj u uroj vit të mbarë dhe muaj të bukur ditëlindjeje të gjithë atyre që i përkasin kësaj shenje. Nevoja për nisje të reja është shumë e fortë; është mbase periudha më e rëndësishme për ata që kanë projektuar fillime të reja në pranverë. Dashi : Ndryshimi është i detyrueshëm, qoftë edhe në mënyrën se si i shihni gjërat. Me Diellin mbi Saturn dhe në lidhje me Plutonin, duhet të riorganizoni fuqishëm anën ekonomike. Është momenti ideal për iniciativa të reja në biznes ose karrierë. Do të ndiheni plot emocione dhe të gjallë Demi : Kjo hyrje kërkon durim dhe mendime serioze. Dielli mbi Saturn do t’ju ndihmojë të mbyllni çështje të vjetra, probleme apo shqetësime me sukses maksimal. Lëvizjet e mëdha ekonomike apo investimet është mirë t’i lini pas datës 27 prill. Tani mund të mbyllni çështje ligjore, pagesa apo detyrime familjare. Binjakët : Javën e nisni me një pasiguri në projektimin e profesionit, por mos u shqetësoni. Çdo nisje profesionale, sado e vështirë të duket, do të bëhet më e thjeshtë nga mesi i javës e në vazhdim. Venusi te Dashi do t’ju sjellë optimizëm dhe lajme të mira për ekonominë. Janë fillime të vështira, por me shpërblim të madh Gaforrja : Keni Jupiterin në pozicion fantastik me Marsin te Peshqit, gjë që favorizon çdo ndryshim të nevojshëm. Ata që kanë planifikuar lëvizje të mëdha, kanë kohë deri në fund të qershorit. Duhet të merrni iniciativa ose të guxoni të shpreheni në ambientin e punës. Jupiteri do të luajë rolin e mbrojtësit dhe shpërblyesit për ju Luani : Me Plutonin përballë, duhet të kontrolloni tonin e zërit dhe ashpërsinë e gjykimit. Mos jini të ngurtë me të tjerët. Kjo javë ripozicionon raportet sociale dhe profesionale jashtë shtëpisë. Priten njohje të reja që do të ndikojnë në lëvizjet tuaja profesionale gjatë pranverës Virgjëresha : Dielli dhe Saturni ju imponojnë seriozitet. Do të merreni me çështje që kërkojnë qëndrueshmëri dhe besnikëri në marrëdhënie afatgjata. Plutoni tek Ujori mund të sjellë ndonjë shqetësim të vogël ekonomik, por nga mesi i javës do të gjeni zgjidhje për çdo ngarkesë Peshorja : Do të vlerësoheni maksimalisht nga të tjerët për seriozitetin tuaj. Venusi përballë jush nxjerr në pah anët tuaja pozitive. Do të keni dëshirë të ndryshoni diçka në orarin ose mënyrën e punës. Kreativiteti dhe idetë tuaja duhet të merren parasysh, pasi java do të mbyllet me shije shumë të mirë

Lini një Përgjigje