Pikat kryesore
- Këngëtari i njohur Artan Kola ishte i eliminuari i së shtunës nga Big Brother VIP Albania 5.
- I ftuar pasditen e sotme në “Ftesë në 5”, Artani rrëfeu gjithçka pas daljes, duke hedhur edhe akuza ndaj banorëve, të cilët refuzoi t’i takonte.
- punonte në KESH në Lezhë, merrte lekët e të gjithëve dhe luante bixhoz.
Këngëtari i njohur Artan Kola ishte i eliminuari i së shtunës nga Big Brother VIP Albania 5. I ftuar pasditen e sotme në “Ftesë në 5”, Artani rrëfeu gjithçka pas daljes, duke hedhur edhe akuza ndaj banorëve, të cilët refuzoi t’i takonte. “Kur kam qenë unë i famshëm, të tjerët ruanin lopët. Rogerti p.sh. punonte në KESH në Lezhë, merrte lekët e të gjithëve dhe luante bixhoz. Prandaj iku, nuk i thashë unë këto brenda se nuk jam unë Rogerti. Ajo lojë për mua ka mbaruar. Kur dola më thanë bravo të qoftë se nuk ia dhe dorën askujt” , tha Artani. Këngëtari tregoi se nga loja e tij në Big Brother ishte prekur edhe bashkëshortja. “Gruan e gjeta të traumatizuar. Big Brother ajo nga ana tjetër. Akuza… i thashë para se të futesha, e mban mend, mund të dalin dhe pislliqe. kam shkuar në një dasmë, kam marrë 2 mijë euro dhe i kam fshehur 500 euro, ose i kam luajtur në bixhoz”, shtoi Artani. Sipas tij, në lojë u penalizua për shkak se ishte shumë i drejtpërdrejtë. “E keqja ime është që jam shumë i drejtpërdrejtë dhe kjo më ka penalizuar gjithë jetën”.