Pikat kryesore
- E ngacmuar nga moderatorja pikërisht për këtë çështje, Hygerta zgjodhi të përgjigjet me shumë sinqeritet dhe pa i mbrojtur ish-banorët e tjerë.
- Ajo theksoi se papërgjegjshmëria e disave bënte që situata të dilte jashtë kontrollit, pavarësisht ndarjes javore të punëve nga kapiteni i shtëpisë.
- Njerëzit e rritur duhet të marrin përgjegjësi mbi të gjitha për higjienën e tyre personale, që është turp e faqe zezë që në 2026-ën ka akoma njerëz që nuk lahen!
E ftuar së fundmi në një intervistë për RTV Dukagjini, ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Hygerta Sako, është ndalur te një nga temat më të diskutuara dhe të kritikuara ashpër nga publiku përgjatë edicionit të saj: mungesa e theksuar e higjienës brenda shtëpisë. E ngacmuar nga moderatorja pikërisht për këtë çështje, Hygerta zgjodhi të përgjigjet me shumë sinqeritet dhe pa i mbrojtur ish-banorët e tjerë. Ajo theksoi se papërgjegjshmëria e disave bënte që situata të dilte jashtë kontrollit, pavarësisht ndarjes javore të punëve nga kapiteni i shtëpisë. Ajo ndau dhe eksperiencën e saj personale me detyrat e shtëpisë, duke treguar se shpesh i caktohej lavanderia—një ambient ku krijoheshin “kapule me rroba”, pasi banorët i sillnin për t’i larë dhe nuk kujtoheshin më t’i merrnin, duke prishur kështu rregullin e një dhomëze ku zhvilloheshin shpesh debate e biseda. Pasi sqaroi se ajo vetë i mbante hapësirat e saj personale “të qëndisura” dhe kryente çdo detyrë të caktuar, Hygerta bëri një deklaratë të fortë lidhur me mungesën e përgjegjësisë së të rriturve aty brenda: “ Ishte në përgjegjësinë edhe në ndërgjegjen e gjithsecilit që ta kryente atë detyrë që ishte ngarkuar nga kapiteni… Njerëzit e rritur duhet të marrin përgjegjësi mbi të gjitha për higjienën e tyre personale, që është turp e faqe zezë që në 2026-ën ka akoma njerëz që nuk lahen! Dhe pastaj për një ambient të përbashkët ku jetonim, hanim, flinim… sigurisht që duhe t të ishin shumë më të kujdesshëm.” Në mbyllje të këtij argumenti, Hygerta tha: “ Kështu që të gjitha komentet negative që ne kemi marrë për çështjen e higjienës në këtë edicion të Big Brother, i kemi merituar, patjetër”.