Në javën e kaluar, zyrtarët e Policisë së Prishtinës kanë realizuar një seri operacioneve, duke ekzekutuar 182 urdhëresa gjyqësore në lokacione të ndryshme. Nga këto, 52 urdhëresa ishin të lidhura me vepra penale, ndërsa pjesa tjetër përfshinte kundërvajtje, seanca gjyqësore dhe verifikime procedurale. Pas përfundimit të procedurave, disa persona të dënuar janë dërguar për të vuajtur dënimin, ndërsa ata që u gjobitën u liruan pas përmbushjes së detyrimeve financiare.
Pjesa tjetër e aktivitetit të Policisë përfshiu sekuestrimin e tri armëve të zjarrit me kalibra të ndryshëm. Gjatë kësaj periudhe, janë shqiptuar gjithsej 5,103 masa administrative për shkelje të ndryshme, përfshirë shkeljet e kodit rrugor. Nga këto, 970 gjoba janë evidentuar përmes përdorimit të mjeteve inteligjente dhe radarëve mobil.