Për interes citon Biblën!” / Ish-banori ‘kryqëzon’ Ledion Liçon dhe shpërthen publikisht

Për interes citon Biblën!” / Ish-banori ‘kryqëzon’ Ledion Liçon dhe shpërthen publikisht

Pikat kryesore

  • Debatet rreth prapaskenave të finales së “BBVA 5” po vazhdojnë me tone të ashpra.
  • G-Bani ka ashpërsuar sërish gjuhën ndaj produksionit, duke goditur këtë herë drejtpërdrejt moderatorin Ledion Liço.
  • Në postimin e tij thuhet: “ Për interes të tij, edhe Ledioni citon Biblën.

Debatet rreth prapaskenave të finales së “BBVA 5” po vazhdojnë me tone të ashpra. G-Bani ka ashpërsuar sërish gjuhën ndaj produksionit, duke goditur këtë herë drejtpërdrejt moderatorin Ledion Liço. Pasi Ledioni ndau në rrjetet sociale një pasazh dedikuar dashurisë (të marrë nga Bibla, konkretisht 1 Korintasve 13:4-13), reperi nuk ka kursyer ironinë duke e akuzuar atë për hipokrizi dhe përdorim të këtyre citateve vetëm për interes imazhi. Në postimin e tij thuhet: “ Për interes të tij, edhe Ledioni citon Biblën. Lije 1 e Korintasve 13:4-13 po tregoju njerëzve si guxove të mos i japësh Mateos të paktën çmimin e 2të, veç për atë momentin televiziv të “çiftit” që vetë i dhatë zë e vetë e prishët.” Kjo deklaratë shton edhe më shumë akuzat për skenarë të paracaktuar dhe manipulim të rezultatit final!

Lini një Përgjigje