Pikat kryesore
- Romeo dhe Donaldi rikthehen sërish në ekran, këtë herë larg televizionit tradicional dhe më pranë publikut në platformat digjitale.
- Dy vëllezërit e njohur do të jenë tashmë pjesë e X-Media në YouTube dhe X-Radio në frekuencën 107.7 FM, me një program të ri që premton humor spontan dhe biseda pa filtra.
- Formati i tyre më i ri titullohet “Prit ta mbaroj!”, një përplasje e ëmbël mes humorit dhe të vërtetave të përditshme, që sjell një frymë ndryshe për publikun.
Romeo dhe Donaldi rikthehen sërish në ekran, këtë herë larg televizionit tradicional dhe më pranë publikut në platformat digjitale. Dy vëllezërit e njohur do të jenë tashmë pjesë e X-Media në YouTube dhe X-Radio në frekuencën 107.7 FM, me një program të ri që premton humor spontan dhe biseda pa filtra. Formati i tyre më i ri titullohet “Prit ta mbaroj!”, një përplasje e ëmbël mes humorit dhe të vërtetave të përditshme, që sjell një frymë ndryshe për publikun. Projekti shënon rikthimin e shumëpritur të Romeos dhe Donaldit bashkë në ekran, pas eksperiencave të tyre të suksesshme televizive. I ftuari i parë i programit do të jetë Alban Skënderaj, i cili vjen me krijesën e tij më të re, “Rrënjët”. Emisioni do të transmetohet çdo të shtunë, në orën 20:00, në X-Media në YouTube dhe në X-Radio.