Pikat kryesore
- Një video dramatike nga “Ferma VIP” po bën xhiron e rrjetit minutat e fundit, duke alarmuar ndjekësit e programit.
- Në pamjet e publikuara, fermerët shihen në gjendje të rëndë paniku, duke vrapuar të çorganizuar dhe duke ulëritur pas një incidenti të papritur.
- Nga audio e videos, dëgjohen qartë momentet e tensionit të lartë dhe thirrjet dëshpëruese për ndihmë.
Një video dramatike nga “Ferma VIP” po bën xhiron e rrjetit minutat e fundit, duke alarmuar ndjekësit e programit. Në pamjet e publikuara, fermerët shihen në gjendje të rëndë paniku, duke vrapuar të çorganizuar dhe duke ulëritur pas një incidenti të papritur. Nga audio e videos, dëgjohen qartë momentet e tensionit të lartë dhe thirrjet dëshpëruese për ndihmë. Një prej banorëve pyet i frikësuar: “Ça ka ndodhur? “, ndërsa një tjetër përgjigjet mes ankthit: “ Ka epilepsi, epilepsi! Jo jo jo… Thërrisni dikë, thërrisni shpejt Agai-n, është shumë keq!” Ndonëse nga pamjet kaotike nuk arrihet të dallohet qartë se kush është prekur nga kjo krizë e rëndë shëndetësore, burimet e para dhe diskutimet e shumta në rrjet sugjerojnë se lëndimi ka të bëjë me qenushin e dashur të fermës, Stormin. Situata mbetet ende e paqartë dhe e pakonfirmuar nga produksioni. Pritet që në orët në vijim të ketë një njoftim zyrtar për të zbuluar gjendjen reale dhe se çfarë ndodhi saktësisht në ato momente tmerri.