Bashkëshortja e Mirit, një prej finalistëve të “Big Brother VIP Albania 5”, ka ndarë emocionet e saj për natën finale, duke prekur edhe një nga temat më të diskutuara gjatë këtij edicioni. Ajo u shpreh se sfida më e madhe për të nuk ka qenë rrugëtimi i Mirit brenda shtëpisë, por reagimet dhe komentet negative që kanë ardhur nga jashtë, sidomos lidhur me raportin e tij me Selin. Sipas saj, nuk ka pasur asnjë moment dyshimi ndaj bashkëshortit dhe asnjë shqetësim për afrimitetin e tij me banoren tjetër. Megjithatë, ajo pranoi se do të ishte e pavërtetë të thoshte se komentet nuk e kanë prekur. “ Besimi im te Miri ka qenë i plotë gjatë gjithë kohës. Ajo që më ka lodhur më shumë kanë qenë reagimet dhe urrejtja në rrjete sociale,” u shpreh ajo. E mësuar me presionin e komenteve publike, ajo theksoi se përpiqet të mos ndalet gjatë tek kritikat, por gjithsesi bëri një thirrje për më shumë kujdes në mënyrën se si njerëzit shprehen online. Në fund, ajo e cilësoi këtë eksperiencë si një nga më të fortat në jetën e saj, duke shtuar se, pavarësisht gjithçkaje, beson se në fund gjithçka do të marrë drejtimin e duhur.
Gruaja e Mirit flet për raportin me Selin: Pjesa më e vështirë ka qenë…