Konfiskimi i 40 kg duhanit të kontrabanduar në Kaçanik

Konfiskimi i 40 kg duhanit të kontrabanduar në Kaçanik

Njësitet e Policisë në Kaçanik kanë realizuar një operacion gjatë patrullimit rutinë, ku kanë ndaluar një automjet me dy persona të dyshuar kosovarë. Gjatë kontrollit të automjetit, zyrtarët zbuluan një sasi prej rreth 40 kilogramësh duhan, për të cilin dyshohet se ishte kontrabanduar, pasi mungonin dokumentet e nevojshme. Pas verifikimeve të para, policia arrestoi të dyshuarit dhe sekuestruan duhanin. Pas intervistimit, ata u liruan në konsultim me prokurorin kompetent, ndërsa automjeti u kthye pronarëve. Duhani i konfiskuar është dorëzuar në Doganën e Kosovës për procedura të mëtejshme ligjore dhe hetimore.

Lini një Përgjigje