Kosova: 17-vjeçari plagos mësuesen me thikë në Essen, Gjermani

Kosova: 17-vjeçari plagos mësuesen me thikë në Essen, Gjermani

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Essen të Gjermanisë, ku një 17-vjeçar nga Kosova plagosi mësuesen e tij me thikë. Sipas raportimeve, adoleshenti është jashtë rrezikut për jetën pas incidentit, megjithatë ai pësoi lëndime gjatë arrestimit nga forcat e policisë gjermane. Aktualisht, autoritetet e Prokurorisë dhe Policisë së Essenit nuk kanë ofruar detaje mbi arsyet e këtij sulmi. Po ashtu, mësuesja e cila u sulmua është dërguar në Spitalin Universitar të Essenit, ku iu nënshtrua një operacioni emergjent dhe tani është gjithashtu jashtë rrezikut për jetën.

Lini një Përgjigje