Shqipëria dhe Greqia, akord strategjik/ Nura: Lëvizja e Ramës për të kuptuar planin e…

Shqipëria dhe Greqia, akord strategjik/ Nura: Lëvizja e Ramës për të kuptuar planin e…

Pikat kryesore

  • TIRANË- Shqipëria dhe Greqia do të lidhin një marrëveshje të re partneriteti strategjik brenda vitit.
  • Kryeministri Edi Rama u prit të mërkurën në Athinë nga homologu Mitsotakis në një vizitë zyrtare shumë të rëndësishme pas disa vitesh.
  • Të dy kryeministrat konfirmuan angazhimin për t’i ngritur marrëdhëniet shqiptaro-greke në një nivel të ri, duke zgjidhur të gjitha çështjet e pazgjidhura.

TIRANË- Shqipëria dhe Greqia do të lidhin një marrëveshje të re partneriteti strategjik brenda vitit. Kryeministri Edi Rama u prit të mërkurën në Athinë nga homologu Mitsotakis në një vizitë zyrtare shumë të rëndësishme pas disa vitesh. Të dy kryeministrat konfirmuan angazhimin për t’i ngritur marrëdhëniet shqiptaro-greke në një nivel të ri, duke zgjidhur të gjitha çështjet e pazgjidhura. Homologët, Rama dhe Mitsotakis, thanë se debatet janë lënë pas dhe tani prioritet mbetet mbështetja për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Gazetari Artur Nura, i ftuar në “Tirana Live” u shpreh se Shqipëria është një lojtare e rëndëssishme në Ballkanin Perëndimor. Ai theksoi se vizita e Ramës ka një impakt pozitiv, pasi Tirana dhe Athina po diskutojnë për hartimin e një dokumenti strategjik bashkëpunimi. Sipas tij, me këtë vizitë, kryeministri Edi Rama synon të kuptojë planin që ka Athina për Ballkanin Perëndimor. “Shqipëria ka një rol të rëndësishëm në Ballkan. Tani po diskutohet për një dokument strategjik mes Tiranës dhe Athinës. Unë e lexoj si një lëvizje të Ramës për të kuptuar planin e jashtëm të Athinës, në raport me Ballkanin, sepse pas një viti i bie me udhëheqjen presidencës së BE nga Greqia. Ramës i duhet interlokutor më Athinën për të realizuar bastin me shqiptarët, që është futja e Shqipërisë në BE brenda 2030”, tha ai. Ai theksoi se pas këtij takimi të të dy kryeministrave, çështja “Beleri” mund të konsiderohet e mbyllur. “Çështja Beleri, në një moment kur ka marrëveshje mes dy kryeministrave, ajo eklipsohet dhe nuk e ka më rëndësinë e saj. Bleri duhet t’i jetë mirënjohës Ramës, sepse i dha vlerë nacionale. Ai është anëtar i parlamentit europian. Kjo çështje mund të konsiderohet çështje e mbyllur”, tha ai. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Rama në Athinë: Çështja e pronave, vëmendje të posaçme!

Lini një Përgjigje