Qytetarët prej 12 ditësh kërkojnë largimin e Ramës/ Sot seancë plenare, gjashtë…

Qytetarët prej 12 ditësh kërkojnë largimin e Ramës/ Sot seancë plenare, gjashtë…

Pikat kryesore

  • Këtë të enjte, mbahet në Kuvend seanca e radhës parlamentare, ndërkohë që prej 12 ditësh vijojnë protestat masive që kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, në veçanti dhe klasës politike në tërësi.
  • Në rendin e ditës parashikohen 6 interpelanca, ku 5 janë për ministrat dhe një është thirrur nga deputeti Agron Shehaj, me kryeministrin Edi Rama.
  • Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 4.6.2026.

Këtë të enjte, mbahet në Kuvend seanca e radhës parlamentare, ndërkohë që prej 12 ditësh vijojnë protestat masive që kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, në veçanti dhe klasës politike në tërësi. Në rendin e ditës parashikohen 6 interpelanca, ku 5 janë për ministrat dhe një është thirrur nga deputeti Agron Shehaj, me kryeministrin Edi Rama. Në mbështetje të urdhrit nr. 37, datë 9.6.2026 të Zëvendëskryetares së Kuvendit, znj. Klodiana Spahiu, rendi i ditës është si më poshtë vijon: 1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 4.6.2026. 3. Interpelancë urgjente me Ministrin e Mjedisit, z. Sofjan Jaupaj, kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. 4. Interpelancë urgjente me Ministrin e Punëve të Brendshme, z. Besfort Lamallari, kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. 5. Interpelancë me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, kërkuar nga deputeti Agron Shehaj. 6. Interpelancë me Ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, znj. Delina Ibrahimaj, kërkuar nga deputeti Enno Bozdo. 7. Interpelancë me Ministrin e Financave, z. Petrit Malaj, kërkuar nga deputetët Agron Shehaj dhe Erald Kapri. 8. Interpelancë me Ministrin e Financave, z. Petrit Malaj, kërkuar nga deputetët Agron Shehaj dhe Erald Kapri. 9. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

Lini një Përgjigje